Një i burgosur palestinez fitoi djalë përmes trafikimit të spermës

Një i burgosur palestinez, i cili dënimin me burg e mban në Izrael dje fitoi djalë, pasi me sukses trafikoi spermën nga burgu dhe ia dërgoi ekzemplarin bashkëshortes së vet.

Amara (37) vuan dënim të përjetshëm në burgun Hadarim në pjesën qendrore të Izraelit, ndërsa palestinezët derisa janë në burg s’kanë të drejtë për vizita martesore.

Bashkëshortja e tij 32-vje[are Dalal Ziben lindi në spitalin në Nablus me prerje çezariane dhe solli në botë një djalosh të shëndosh, të cilin e quajti Muhanad.

Ndonëse nuk e ka parë burrin 15 vjet, ajo ngeli shtatëzënë “me të parën”, pasi me sukses mbeti me barrë falë spermës së trafikuar.

Ky çift, i cili tashmë ka dy vajza, me vite ka pritur t’ju lind edhe djalë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button