fbpx

Mick Schumacher bëhet pjesë e Ferrarit

Një tjetër Schumacher hyn zyrtarisht në botën e Ferrarit. bëhet fjalë për Mick Schumacher, djalin e legjendës së Formula 1, Michael. Piloti gjerman 19-vjeçar, kampion Evrope në F3 dhe që këtë vit do të garojë në kampionatin e Formula 2, do të jetë në Akademinë e Kokëkuqes italiane, lajm që u konfirmua nga vetë drejtuesit e kësaj akademie, njofton TCH.

Mick Schumacher duke nisur që nga java e ardhshme do të jetë i impenjuar me përgatitjet parasezonale në Akademinë e Pilotëve të Ferratit. Bashkë me të do të jenë edhe pilotë të tjerë si Giuliano Alesi, Callum Ilott, Marcus Armstrong, Robert Schëartzman apo Enzo Fittipaldi.

Mick Schumacher nuk e fshehu entuziazmin për kalimin te Akademia e Ferrarit qe do ta ndihmoje per të ndjekur ëndrrën e tij për të qenë në botërorin e Formula 1, kampionat të cilin babai i tij në 5 raste e ka fituar pikërisht me Kokëkuqen italiane.

Po kaq entuziast për ardhjen e Mick Schumacher është shfaqur edhe Drejtori i ri i Përgjithshëm i Ferrarit, Mattia Binotto i cili deklaroi se për Ferrarin ardhja e Mick Schumaher ka një domethënie të veçantë dhe emotive dhe shtoi se zgjedhja e tij u bë më shumë për shkak të talentit që ka shfaqur në pista pavarësisht moshës së tij të re.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close