Skandali i AQP-së me tenderin për të blerë produkte serbe, reagon kryeministri Haradinaj

Shteti kërkon të blejë prodhimet e Serbisë “Plazma”, “Eurokrem” e “Argetë”.

Agjencia Qendrore e Prokurimit po kërkon të blejë prodhime të Serbisë për t’i furnizuar disa institucione, përkundër që Qeveria e Kosovës i ka vendosur taksën doganore prej 100% mallrave të importuara nga Serbia. Kjo Agjenci, që bën prokurime për të gjitha institucionet, në emërtimin e produkteve që synon t’i blejë ka vendosur marka të prodhuesve të caktuar, shkruan Kallxo.com.

Vendosja e markave të prodhueseve është e ndaluar me nenin 28 të Ligjit të Prokurimit Publik. Kjo Agjenci duke u thirrur në kushte të jashtëzakonshme për t’i përshkruar produktet që synon t’i blejë i ka referuar me artikull specifik të prodhuesve serb.

Në tenderin, që është i ndarë në 9 llote dhe që pritet të kushtojë rreth 23.5 milionë euro, tek specifikat teknike janë edhe artikujt: “EuroKrem”, “Plazma”, “Vegetë”, “Pop-Kek”, apo pashtetën e pulës “Argeta”.

Disa prej produkteve të referuara janë të prodhuara në Serbi, ndaj të cilave qeveria e Kosovës ka vendosur taksën 100%. Pika 7 e nenit 28 të Ligjit të Prokurimit Publik e ndalon që Autoritetet Kontraktuese në specifikimet teknike t’i referohen një artikulli ose burimi të veçantë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button