Kosovë, gjendja e të lënduarve pas shpërthimit të bombolës në Ratkovc

Një shpërthim i një bombole të gazit në bodrumin e një lokali ka ndodhur mbrëmë në Ratkovc të Rahovecit.

“Shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm, saqë i ka hedhur të pranishmit jashtë lokalit, me ç’rast lëndime të lehta trupore kanë marrë 15 persona, të cilët kanë pranuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal në Gjakovë, ku pas trajtimit 11 prej tyre janë lëshuar në shtëpi dhe 4 prej tyre kanë qëndruar për trajtim të mëtutjeshëm”, shkruhet në komunikatën e dërguar nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, njofton Klan Kosova.

Vlerësimi momental edhe nga ana e policisë konsiderohet që shpërthimi ka qenë aksidental, po sot prape do të dalin në vendin e ngjarjes, për të vlerësuar shkaktarin e shpërthimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button