Energjia diellore, potencial i pashfrytëzuar në Kosovë (VIDEO)

Abdullah Mëziu nga fshati Morinë i komunës së Skenderajt, ka ndërtuar një sistem të thjeshtë me panele solare (diellore), njofton REL.

Pllakat me sipërfaqe prej 6 metrash katrorë, të cilat i kanë kushtuar vetëm 420 euro, i ka vendosur në një mekanizëm në formë parabolike, në një qosh mbi çatinë e shtëpisë. Mekanizmi, i cili prodhon energji termike me kapacitet prej tre kilovatësh (3kWh), funksionon me një elektromotor dhe me senzorë që përcjellin rrezet e diellit.

Mëziu, i cili ka dy vjet që ka lidhur bojlerin e ujit me sistemin solar termik, thotë se për ngrohjen e ujit, energjinë elektrike e shfrytëzon vetëm dy muaj, gjatë gjithë vitit.

“Nxehtësia, e cila vjen nga rezervuari kryesor që ngrohet nga sistemi solar, ajo nxehtësi, vjen – pra uji i nxehtë vjen dhe futet në bojler. Pra, në vend se të futet uji i ftohtë do të futet uji i ngrohtë dhe për shkak se kur futet uji i ngrohtë termostati nuk ka nevojë të ndizet, kursehet rryma si pasojë e ujit të ngrohtë që vjen nga sistemi solar. Do të thotë, bojleri për 10 muaj të vitit nuk ka nevojë të funksionojë fare. Pra, termostati i bojlerit nuk ndizet fare, për shkak se nuk ka nevojë, sepse i vjen ujët e ngrohtë nga lart. Kështu që ky është kursim i energjisë elektrike”, shpjegon ai.

Me dy radiatorë për ngrohje, të vendosur në korridorin e shtëpisë së tij e të lidhur me pllakat solare, ai ka testuar me sukses edhe sistemin për ngrohje, duke shfrytëzuar rrezatimin diellor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button