Real Madrid-Sevilla por jo vetëm, në fushë edhe Atl Madrid e Valencia

Real Madrid-Sevilla, Huesca-Atletico Madrid dhe Celta Vigo-Valencia. La Liga ndizet këtë të shtunë me 3 takime shumë interesante. Spikat padiskutim, supersfida e orës 16:15 ajo mes Realit të Madridit dhe Sevilla, dy skuadrave që për momentin luftojnë mes tyre për vendin e tretë, njofton Supersport.al.

Pasi mposhti Real Betis në javën e fundit të fazës së parë, skuadra e Santiago Solarit do të synojë ta nisë me këmbën e mbarë edhe fazën e dytë duke mposhtur një tjetër skuadër andaluziane. Reali dhe Sevilla për momentin janë në të njëjtën koutë pikësh 33 dhe të distancuara plot 10 pikë nga Barcelona kryesuese. Te Los Blancos vazhdon të përbëjë lajm çështja Isco por trajneri Solari duket i vendosur dhe pavarsisht mungesave të shumta për shkak dëmtimi nuk pritet ta aktivizojë as sot që nga fillimi mesfushorin e kombëtares spanjolle.

Ndaj Sevillas në Bernabeu Los Blancos kanë arritur të triumfojnë në 11 përballjet e fundit direkte kështu që edhe sot parashikohet një fitore e madrilenëve, edhe pse gjithçka do ta tregojë fusha e lojës dhe nuk duhet harruar që në fazën e parë Sevilla i dha një shuplakë skuadrës merengues me atë fitore 3-0 në Ramon Sanchez Pizjuan. Në orën 18:30 do të jetë radha e Atleticos së Madridit që do të sfidojë Huescan e vendit të fundit në transfertë. Fitorja është detyrim për skuadrën e Simeones nëse dëshiron të besojë ende të ëndrra titull. Në mbrëmje Celta Vigo-Valencia është një sfidë pa favoritë  mes dy skuadrave që po hasin vështirësi të mëdha në këtë sezon dhe janë larg objektivave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button