Sot luhet ndeshja Arsenal-Chelsea, derbi londinez premton spektakël

Një derbi që mund të vendosë shumë. Sot në orën 18:30 në Emirates Stadium, Arsenali pret Chelsea-in në një duel të paparashikueshëm që pritet të dhurojë spektakël të cilin keni mundësi ta ndiqni live në ekranin e Supersport, njofton Supersport.al.

Topçinjtë do të kërkojnë të hakmerren në një farë mënyre ndaj bluve të Sarrit për atë humbje të fazës së parë, të pamerituar për atë çfarë Arsenali tregoi në fushë. Një disfatë sot do ta largonte gjithnjë e më shumë nga zona Champions, skuadrën e Unai Emery dhe për këtë arsye për Arsenalin objektiv është vetëm fitorja. Në krahun tjetër Chelsea i Sarrit, do të kënaqej edhe me një barazim duke patur parasysh faktin që ka 6 pikë avantazh ndaj topçinjëve dhe Djajëve të Kuq dhe objektivi i Chelsea-it në këtë sezon është një vend në 4-shen e parë të Premier Leagues.

Welbeck dhe Loftus-Cheek janë mungesat e sigurta në të dy kampet ndërkohë që në dyshim janë Mkhitaryan për Arsenalin dhe Alvaro Morata i cili është shumë pranë largimit nga Chelsea.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button