Lideri opozitar i Shqipërisë, Basha: 4 shtyllat e alternatives së PD do të kthejnë shpresën dhe besimin

Duke folur para anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD, Lulzim Basha folie edhe për 4 shtyllat, siç i quajti ai, që do të kthejnë do të kthejnë shpresën dhe besimin tek shqiptarët, njofton TCH.

“Unë jam i ndërgjegjshëm se shqiptarët nuk kërkojnë thjesht dhe vetëm largimin e një njeriu, por largimin e këtij modeli dhe zëvendësimin e tij me një model që të punojë për ta. Nuk mund të shpikim modele, i vetmi model që mund të funksionojë është modeli europian. Ndaj ne sot do të vendosim për aksionin politik dhe përballjen e madhe që do të nisim bashkë”, u shpreh Basha.

Më tej kreu i opozitës theksoi se: Ndaj ne sot do të vendosim për aksionin politik dhe përballjen e madhe që do të nisim bashkë.

· Për ndarjen e politikës nga krimi përmes vettingut të politikanëve.

· Për t’ua marrë Shqipërinë oligarkëve dhe për t’ia kthyer atë qytetarëve përmes platformës sonë antimafia, për dekriminalizimin e zgjedhjeve.

· Për një Shqipëri të taksave të ulëta, që financon, subvencionon dhe ndihmon gjithçka që rrit prodhimin, rrit punësimin dhe u jep shanse për punësim të gjithë shqiptarëve e në veçanti rinisë shqiptare.

· Integrimin e shqiperisë në BE

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button