Shkupi ndër dhjetë qytetet me ajrin më të ndotur (FOTO)

Sipas faqes së internetit të specializuar për ndjekjen e cilësisë së ajrit në botë, “Er Vizhall”, kryeqyteti i Maqedonisë, Shkupi edhe dje u gjend ndër dhjetë shtetet me ajër më të ndotur, njofton Portalb.mk.

Shkupi u gjend në vendin e gjashtë.

“Er Vizhall”

Edhe shfrytëzuesit e aplikacionit për matjen e cilësisë së ajrit në Maqedoni, “Moj Vozduh” (Ajri Im), kanë mundur të vërejnë se niveli i grimcave helmuese PM 10, në ajrin e Shkupit ka tejkaluar pragun e lejuar.

Ndotje të ajrit në nivel të lartë është evidentuar në lagjen Gjorçe Petrov, deri më 705 mg/m3.

“Moj Vozduh” (Ajri Im)

Ndërkaq nga Qyteti i Shkupit rekomanduan që t’i iket shfrytëzimit të veturave sa më shumë që të mundet, dhe nëse të njëjtat shfrytëzohen, së paku të realizohet organizim që me një veturë të lëvizin më shumë persona.

Gjithashtu rekomanduan që sa më shumë të përdoret transporti publik dhe t’u shmanget qëndrimit në hapësira të hapura.

Edhe gjatë muajit dhejtor të 2018-s, Shkupi u rangua ndër dhjetë qytetet më të ndotura në botë, dhe e vetmja në Evropë.

LEXO: Maqedoni, vlera shumë të larta të grimcave helmuese në ajër (FOTO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button