fbpx

Të paktën 20 të vdekur nga shpërthimi i një tubacioni në Meksikë

Të paktën 20 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas shpërthimit të një tubacioni të gazit në Meksikën Qendrore.

Guvernatori i shtetit të Hidalgos, Omar Fayad tha se shpërthimi është shkaktuar pasi karburanti është derdhur nga një tubacion.

“E dimë që vendi ku ka ndodhur shpërthimi ka qenë një zonë ku karburanti është vjedhur dhe autoritetet janë në dijeni për këtë”, tha ai gjatë një prononcimi për Faro TV, përcjell REL.

Ai shtoi se të paktën 54 persona të tjerë janë dërguar në spital pasi kanë pësuar djegie dhe lëndime të tjera si pasojë e shpërthimit.

Mediat lokale kanë raportuar se qindra persona ishin mbledhur pranë një tubacioni në afërsi të qytetit Tlahuelilpan, duke tentuar që të vjedhin karburant nga ky tubacion.

Fayad tha se vjedhja e karburanti përveç se është një gjë e paligjshme, gjithashtu “vë në rrezik jetën e qytetarëve”.

“Çfarë ndodhi sot në Tlahuelilpan, nuk duhet të përsëritet”, tha ai.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close