Facebook rrezikon mbylljen për 24 orë me vendim gjykate

Avokatët e Facebook kanë paraqitur një ankesë për pezullim të urdhrit të gjykatës.

Gjykata ka urdhëruar pezullimin e gjithë faqes së internetit në të gjithë territorin, për 24 orë, por Facebook nuk e ka plotësuar këtë kërkesë të gjykatës. Sakaq ka mbërritur vendimi final nga Gjykata e Lartë, shkruan noa.

Në Brazil, në qytetin Santa Catalina, një politikan qenka ndjerë i fyer nga disa informacione të postuara në një faqe të Facebook-ut, aq sa ka arritur deri sa t’i drejtohet gjykatës për të kërkuar mbylljen e rrjetit të njohur social.

Pas kësaj akuze, gjykatësi brazilian i çështjes, ka urdhëruar pezullimin e gjithë faqes së internetit në të gjithë territorin, për 24 orë, por Facebook nuk e ka plotësuar këtë kërkesë të gjykatës.

Dhe për këtë, i është dashur të paguajë një gjobë prej 25 mijë dollarësh për çdo ditë.

Ndërkaq, nga ana e tyre, avokatët e Facebook kanë paraqitur një ankesë për pezullim të urdhrit të gjykatës dhe më në fund ka mbërritur edhe vendimi final nga Gjykata e Lartë e Brazilit: Facebook nuk do duhet ta bllokojë më faqen e tij për 24 orë dhe nuk i duhet të paguajë më 25.000 dollarë në ditë.

Duke i gëzuar kështu gati 38 milionë brazilianë, përdorues të Facebook, të cilët mund të vazhdojnë të komunikojnë përmes tij me miqtë e tyre./lajmeditore/

Lajme të ngjashme

Back to top button