Gjermania i ka bërë thirrje Rusisë të parandalojë “garën e re të armatimit”

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas, i ka bërë thirrje Rusisë të shpëtojë traktatin kyç të armëve me SHBA-të për të parandaluar një “garë të re të armatimit”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Maas sot ndodhet për vizitë në Moskë. Ai i ka bërë thirrje Rusisë që të shkatërroj llojin e projektilëve, për të cilat SHBA-të pretendojnë se shkelet marrëveshja.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, vitin e kaluar deklaroi se për shkak të shkeljeve ruse vendi i tij do të tërhiqet nga marrëveshja e Armatimit me Rreze të Mesme, të arritur në vitin 1987.

Në reagim ndaj thirrjes së kryediplomatit gjerman, ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergey Lavrov, insistoi se Rusia asnjëher nuk e ka shkelur traktatin dhe tha se zyrtarët amerikan i kanë thënë Moskës se vendimi është përfundimtar dhe i padiskutueshëm.

SHBA-të kanë thënë se do të largohen nga traktati në fillim të muajit shkurt nëse “Rusia nuk i jep fund shkeljeve”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button