Dhjetëra të arrestuar në Bullgari për “financim të terrorizmit”

Policia në Bullgari arrestoi 43 persona të premten, nën dyshimet për financim të terrorizmit.

Rrjeti dyshohet se ka dërguar para jashtë vendit, nëpërmjet sistemit tradicional mysliman Hawala, i cili përdor ndërmjetësit individualë në vend të bankave, transmeton REL.

Prokurorët thanë se njëri nga të arrestuarit është shtetas sirian, me banim në Bullgari.

“Hetimi ka të bëjë me krimet e lidhura me financimin e terrorizmit”, tha zëvendësi i kryeprokurorit, Ivan Geshev.

“I dyshuari kryesor ka qenë në kontakt dhe ka financuar persona të angazhuar për sigurimin e logjistikës për organizatat ndërkombëtare terroriste”, tha Geshev, pa i përmendur emrat e tyre.

Policia tha se i ka bërë bastisjet në më shumë se 50 vende dhe 26 makina në shtatë qytete të Bullgarisë.

Autoritetet e rendit konfiskuan 32,000 euro, dokumente dhe prova të tjera, thanë prokurorët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button