Zekati i Fitrit (Sadakatul-Fitri)

Zekatul Fitri në Ramazan është i emërtuar ashtu ngase shkaku për te është “Fitri”-bajrami dhe lidhja me te është lidhje e gjërës me shkakun e saj.

Argument për obligimin e tij është Kur’ani, Sunneti dhe Ixhmaja.
Allahu thotë:  “…ka shpëtuar ai që e pastron”
Thonë disa nga dijetarët se këtu “tezekka” ka të bëjë me nxerrjen e zekatul-fitrit.

Poashtu hyn në përgjithshmërinë e ajetit:  “dhe jepni zekatin”.
Transmetohset se: Resulullahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e ka bërë farz sadakatul-fitrin një sa’ (katër grushta) gru ose një sa’ shirija, qoftë i vogël ose i madh, burrë ose grua, i lirë ose rob.”
Dhe është terguar nga më shumë se një dijetar për pajtimin e muslimanëve në obligimin e nxjerjes së tij.

Zekatul-fitri është vaxhib për çdo musliman, qoftë i vogël ose i madh, burrë ose grua, i lirë ose rob nga hadithi që e transmeton Ibën Omeri [radijall-llahu anhu] që e përmendëm më parë.

Poashtu ën këtë hadith është caktuar edhe sasia e caktuar për cdo person një sa’ (katër grushta) si dhe lloji nga ajo që më tepër ushqehen njerëzit në atë vend qoftë ajo gru, shirija, hurma, ullinj apo tjetër.
Sikur që na ka treguar edhe për kohën e dhënies së tij Zekatul-fitri nxiret ditën e Bajramit para se të falet namazi i Bajramit, ashtu që koha më e mirë për dhënien fillon prej pas akshamit të natës së bajramit deri sa të falet namazi i Bajramit mirëpo mundet të jepet edhe para kësaj dite (një ose dy ditë), transmeton Buhariu rahimehullah se sahabet e kanë dhënë edhe një ditë ose dy ditë para dhe kjo është ixhma nga ata.
Dhënia e Zekatul-fitrit ditën e Bajramit para se të falet namazi i Bajramit, nëse i kalon ajo kohë atëherë obligohet ta japë ate si kompenzim. nga hadithi i ibn Abbasit :

“Kush e jep ate para namazit ajo është sadaka e pranuar, dhe kush ejep pas namazit ajo është një sadaka prej sadakave”, dhe ka bërë mëkat me vonimin e dhënies nga koha e caktuar ngase ka vepruar në kundërshtim me urdhërin e Resulull-llahut (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem).

Muslimani e jep për vehte dhe për ata që ai i furnizon nga gratë dhe farefisin si pasojë e përgjithshmërisë së fjalës së Pejgamberit (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem):

“…jepne Fitrin për ata që i mbani me pasuri”

Preferohet dhënia për fëmijën që është në bark për shkak se Othamni radijall-llahu anhu ka vepruar ashtu.

Nëse ai që e ka obligim tjetër kush dhënien e fitrit për te e nxjerr nga ai që e ka obligim këte pa lejen e tij, është e lejuar, ngase kjo i është bërë obligim i parë atij kurse tjetri është zëvendësim dhe jo bazë. Nëse e jep një person fitrat për dikend që nuk e ka obligim dhënien për te, lejohet nëse është me lejen e tij kurse pa leje prej vehte personit, nuk lejohet.

Për ate që e ka obligim dhënien e fitrave për tjetrin duhet dhënë për vehte dhe për tjetrin në vendin ku gjindet edhe nëse ai tjetri është në vend tjetër.

E pamë të rrugës të japim këtu disa fjalë mbi llojin e asaj që jipet për fitra nga Ibn Kajjimi rahimehullah i cili thotë:

“…dhe këto ishin ushqimi më i shpeshtë në Medine, dhe vendet dhe krahinat ku ushqimi është tjetër, atyre u takon të japin një sa’a nga ai ushqim. Dhe nëse ushqimi nuk është nga grurërat sikur qumështi, mishi dhe peshku; duhet të japin fitart e tyre nga ushqimi që kan në ate vend cfarëdo lloji qoftë ai. Kjo është fjala e xhumhurit (shumica e dijetarëve) dhe është e drejtë që nuk lëviz dot. Pra lejohet edhe dhënia miell edhepse hadithi nuk e cek ate, kurse sa i përket dhënies së ushqimit të gatshëm ose bukës ajo edhepse mundet me qenë më e dobishme për të vobektit, nga shkaku i rëndësisë dhe ngase nuk qëndron gjatë kohë, munden drithërat të jenë më të dobishme për ta ngase qëndrojnë më gjatë”

Sa i përket dhënies së fitrave në vlerën e ushqimit, të jipet të holla në vlerë të asaj sasie; është veprim në kundërshtim me sunnetin dhe kjo nuk është e lejuar ngase nuk është përcjellur nga Resulullahu se ka dhënë vlerën për fitrin e as nga ndonjëri prej sahabeve (shokëve të Pejgamberit).

Thotë imam Ahmedi: “nuk jipet vlera”

I thuhet atij: disa njerëz thonë: Omer ibn AbdulAzizi e ka marrë atë në vlerë!

Tha: E lënë fjalën e Resulullahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] anash dhe thonë: ka thënë filani, kurse ibn Omeri transmeton se “Resulullahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e ka obliguar…..” (hadithi i lartpërmendur)

SadakatulFitri duhet të arrijë tek konsumuesi në afatin e caktuar për dhënien e tij, ose tek i autorizuari i cili është i caktuar për marje në zëvendëim të tij. Nëse nuk gjen të autorizuar në afatin e caktuar i obligohet dhënia ndonjë personi tjetër.

Këtu gabojnë disa njerëz kur lëjnë Zekatin e fitrit tek persona të cilat nuk janë të autorizuar nga konsumuesi dhe duhet pasur kujdes.

Përmblodhi: Burhan SEFERI

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button