Maqedoni, vitin e kaluar qytetarët më së shumti e kanë ndjekur televizionin “Sitel”

38.85 për qind e qytetarëve të anketuar nga Agjencia për Shërbime Mediale Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA), vitin e kaluar e kanë ndjekur televizionin “Sitel”, njofton Portalb.mk.

Të dhënat e hulumtimit të ASHMAA-së, tregojnë se në të katërtat kuartale, televizioni “Sitel” ka qenë më i shikuari. Sipas anketës, në nivel javor “Sitel” është ndjekur nga 52.85 për qind e të anketuarve.

I dyti, renditet televizioni “Kanal 5”, me 30.84 për qind, pas tij televizioni “Telma” dhe “Alsat-M”.

Transmetuesi publik është në vendin e pestë, kurse pas tij janë televizionet “TV 24” dhe “Alfa”.

Nga vendi i tetë deri te i njëmbëdhjeti, renditen kanalet “Foks”, “Sport Klub” dhe “Diskavëri”.

35.5 për qind e të anketuarve kanë deklaruar se më së shumti ndjekin lajme, 24,4 për qind e tyre program informativ, 10.8 për qind programe zbavitëse dhe muzikore, kurse 9.7 për qind ndjekin filma serik.

Në anketë janë përfshirë 9.600 qytetarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button