fbpx

Ligji për gjuhët, VMRO ka dorëzuar padi kundër Xhaferit, Ibraimit dhe Kostvoskit për kryerjen e tre veprave penale

VMRO-DPMNE sot ka dorëzuar padi penale kundër kryetarit të Kuvendit ,Talat Xhaferi, nënsekretarit gjeneral të Kuvendit, Nexhbedin Ibraimi dhe drejtorit të Gazetës Zyrtare, Martin Kostovski, për shkak të dyshimit se kanë kryer vepër penale “Keqpërdorim të Detyrës dhe Autorizimit Zyrtar” sipas nenit 353 dhe “Shoqërim Kriminel” sipas nenit 394 dhe “Sabotim” sipas nenit 315 të Kodit Penal të Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

“Xhaferi, Ibraimi dhe Kostovski, me vetëdije dhe me paramendim të plotë kanë kryer një sërë keqpërdorimesh gjatë së cilës e kanë keqpërdorur detyrën dhe autorizimin zyrtar dhe e kanë rrezikuar rendin kushtetues dhe sigurinë e shtetit. Të njëjtët në mënyrë të pandershme dhe përçarës, në kundërshtim me Kushtetutës dhe ligjet kanë mundësuar publikimin e ligjit për dygjuhësi pa nënshkrim të presidentit të shtetit, me çka kanë sjellë dygjuhësi jo-kushtetuese”, deklaroi sekretari i partisë, Igor Janushev.

Siç tha ai, Xhaferi nuk ka mundur dhe nuk ka guxuar që ta dërgojë ligjin për publikim, ndërkaq Ibraimi, në cilësinë e shërbimit teknik nuk ka pasur kurrfarë autorizimi ta nënshkruajë.

Ai shtoi se për momentin në proces është edhe dorëzimi i dokumentacionit në Gjykatën Kushtetuese, të cilën të hënën pritet ta dërgojë, me të cilën VMRO-DPMNE kërkon që e njëjta të deklarohet për shqyrtimin e ligjit dhe shqiptimin e masës së ndalimit të përkohshëm për implementimin e të njëjtit.

Përndryshe, pas një viti miratim në Kuvendin e Maqedonisë, Ligji për përdorimin e gjuhëve, me të cilin parashihet përdorim i gjerë i gjuhës shqipe, më 15 janar është publikuar në Gazetën Zyrtare. Zvarritja e fuqizimit të ligjit ka ardhur si rezultat se presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov nuk pranoi ta dekretojë të njëjtin edhe pas votimit të dytë në Kuvendin e Maqedonisë, më 14 mars të vitit 2017-të. Për mosdekretim të ligjit edhe pas votimit të dytë, Prokuroria Publike Themelore ka hapur lëndë për presidentin e shtetit, Gjorge Ivanov në të cilën do të veprohet për dy padi penale.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close