Kanguri ikën nga zoologjiku me ndihmën e dhelprës dhe derrit të egër

Një kangur ka ikur nga një kopsht zoologjik në Gjermani dhe në këtë ikje  e kanë ndihmuar, siç besohet, një dhelpër dhe një derr i egër nga pylli i afërm. Mihael Hofman, ndihmës shef i kopshtit zoologjik në Hohvildsucpark Hunsrik, në perëndim të Frankfurit, ka deklaruar sot se një kangur mashkull, është njëri nga tre kangurët e ikur gjatë natës të shtunën, ishte i ndihmuar jo qëllimisht nga kafshët e pyllit të afërt.

Ai tha se kangurët kanë dalur nga kafazi një dhelpër është futur në kopsht duke mihur nën rrethojën e kopshtit zoologjik. Dy apo tre kangurë pastaj kanë arritur që të dalin nga kopshti zoologjik , nëpërmjet vrimës tjetër të cilën besohet se e ka mihë një derr i egër.

Dy kangurë tashmë janë gjetur, ndërsa është duke u kërkuar i treti, tha Hofman.

Lajme të ngjashme

Back to top button