Hristijan Mickoski vazhdon të kërkojë zgjedhje të parakohshme parlamentare

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski këmbëngulë në organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, që sipas tij do të mbaheshin bashkë me zgjedhjet presidenciale, për shkak se qytetarët në këtë mënyrë do të vendosin nëse janë për Republikë të Maqedonisë së Veriut apo për Republikën e Maqedonisë.

“Të shpërbëhet parlamenti dhe të shpallen zgjedhje të parakohshme parlamentare së bashku me to presidenciale. Qytetarët le të vendosin nëse janë për Maqedoninë e Veriut apo për Republikën e Maqedonisë”, ka deklaruar Mickoski.

Mickoski ka folur edhe për Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve duke thënë se: “Ne nuk jemi kundër përdorimit të gjuhëve të bashkësive, por në këtë rast shumica e madhe e partive të koalicionit që ishin në mbledhje shprehën revoltën e tyre, si përfaqësuesit e romëve, serbëve, turqve… sepse në këtë mënyrë shkurtohet e drejta e tyre, për shkak se edhe ata kanë të drejtë ta përdorin gjuhën e tyre”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button