fbpx

Interi “blindon” Skrianiarin, sllovaku zikaltër deri në vitin 2023

Duke pritur Godonë! Ky është titulli i librit të Samuel Beckett, një prej më të mirëve në zhanrin e absurdit, që duket sikur evokon paksa edhe situatën aktuale të Interit, që mbeti në pritje të Icardit. Por zikaltrit kanë nisur të reagojnë duke blinduar “Milanin” (Skriniar) e tyre, ndërkohë që presin argjentinasin. Ky përkon të jetë operacioni i parë i epokës së saponisur të Marottas në drejtim të klubit milanez, njofton Supersport.al.

Rinovimi i mbrojtësit sllovak 23-vjeçar, Skriniar, parashikon një kontratë të vlefshme deri në vitin 2023 me një pagë të përmirësuar prej 3.5 milionë eurosh, plus bonuset. Firma duket gjithnjë e më afër. Rritja në termat financiarë sigurisht që u mirëprit nga ana e Skriniarit dhe tashmë palët brenda pak ditëve pritet të shtrëngojnë duart për bashkëjetesën e tyre deri në vitin 2023, që i jep një frymëmarrje Interit, duke qenë se interesimi i klubeve të mëdha europiane karshi sllovakut është i ditur.

Edhe në rast të ofertave të parezistueshme nga ana e rivalëve, që do të tentonin për shërbimet e Skriniarit, me këtë rinovim Interi ka shansin të lëvizë nga pozita aktuale. Shto këtu edhe dëshirën e vetë lojtarit për të qëndruar sa më gjatë në organikën e Spallettit, ziklatrit e Interit të paktën mund të flenë të qetë në njërin krah.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button