Sipas ligjit për parandalim të korrupsionit, çdokush ka të drejtë të paraqet korrupsion në Komisionin për Anti-Korrupsion

Me Ligjin e ri për Parandalim të Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit, është e garantuar e drejta që çdokush të paraqet korrupsion, thotë ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska duke u thirrur në nenin 7 të ligjit, njofton Portalb.mk.

“Çdokush ka të drejtë të paraqet dyshim ose nëse ka njohuri për korrupsion dhe të mbrohet në pajtueshmëri me ligjin”, thotë neni 7, paragrafi 1 nga ligji.

Më tej në ligj, në nenin 23, paragrafi 1 qëndron “Komisioni Shtetëror për Anto-Korrupsion vepron me iniciativë të vet ose në bazë të paraqitjeve”.

Për pjesën e ligjit për financimin e partive, ministrja Deskoska thotë se çdokush mund të dorëzojë iniciativë deri te Komisioni për Anti-Korrupsion dhe nëse ajo është e bazuar, Komisioni sipas detyrës zyrtare do të ngrit procedurë. Organizatat joqeveritare, partitë janë të theksuara si ngritës të procedurës iniciativat e të cilëve dorëzohen deri te partitë për përgjigje.

“në rast të ekzistimit të dyshimit për financim të paligjshëm të ndonjë partie, Komisioni me iniciativë të vet ose me iniciativë të organeve shtetërore, partive politike ose organizatave ose fondacioneve që punojnë në fushën për parandalimin e korrupsionit, sundimin e së drejtës, ose menaxhimit të mirë mund të miratojë vendim për fillimin e procedurës për kontrollimin e financimit të partisë”, thuhet në nenin 31, paragrafi 1.

Edhe në fushatën zgjedhore, çdokush ka të drejtë të paraqet korrupsion, thotë Deskoska, ndërkaq pjesëmarrësit në zgjedhje dhe vëzhguesit kanë të drejtë edhe të ankohen dhe nëse nuk janë të kënaqur nga vendimi i Komisionit për Anti-Korrupsion, kanë të drejtë për padi në Gjykatën Administrative.

Ligji për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit u miratua dje në Kuvend me 81 vota “për” dhe asnjë “kundër”. Pushteti pranoi 20 nga gjithsej 40 amendamentet e VMRO-DPMNE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button