Rama sfidon Berishën: Jam pa imunitet, vërteto akuzat ose hesht!

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, në një reagim në rrjetin social Twitter ka thënë se kjo qeveri vazhdon të tallet me shqiptarët, ndërsa i bën ftesë kryeministrit që të hetojë për të. 

“Kryeministri vazhdon talljen me shqiptarët! Një propozim publik kam për kryeministrin, ja ku jam unë pa imunitet, vërteto një akuzë të vetme në mijëra që ke bërë ndaj meje”, ka theksuar Rama në reagimin e tij ndaj kryeministrit Berisha.  

Rama e ka akuzuar Berishën, duke thënë se asnjë vend s’do të pranonte një kryeministër shpifës, që çdo ditë ngre akuza në hava ndaj opozitës e s’vërteton dot asnjë. 

Rama më tek e ka vijuar deklaratën e tij duke thënë se, kryeministri nuk mund të vërtetojë akuzat ndaj deputetëve të PS-së. 

“Asnjë provë nuk ka kryeministri as për terë atë lumë akuzash ndaj deputetëve të PS-së që vijnë nga bota e sipërmarrjes! Imuniteti s’ka lidhje në këtë mes. Asnjë vend normal s’do e pranonte një ditë të vetme për kryeministër një shpifës që çdo ditë ngre akuza në hava ndaj opozitës e s’vërteton dot asnjë”, vijon deklarata e tij./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button