“Bombë” mes Gruevskit dhe Janakieskit: Të premten Zhernovskit t’i jepni disa shuplaka

Gjykimi për rastin “Dhuna në Komunën Qendër” të Prokurorisë Speciale Publike do të vazhdojë me 6 shkurt, pasi që në seancën e sotme janë treguar disa materiale dëshmi të propozuar nga Prokuroria Speciale Publike, transmeton Portalb.mk.

Në fillim të gjykimit, mbrojtja kërkoi nga gjykata të mos i pranojë dëshmitë pasi që sipas tyre numri më i madh i tyre kanë qenë pa numër arkivor dhe të verifikuar.

Gjykata propozoi të vazhdohet me gjykimin, ndërsa mbrojtja në seancën e radhës të dorëzojë ankesë.

Prokurori publik, Gavrill Bubevski prezantoi edhe dy audio bisedime. Në një nga “bombat” e regjistruar më 1 qershor 2013 mes Mile Janakieskit dhe Nikolla Gruevskit dëgjohet se si ish-kryeministri i thotë Janakieskit “të premten kryetarit Zhernovski t’i jepni disa shuplaka” ku Janakieski iu përgjigj se planifikon të organizojë edhe protestë.

Në rastin “Dhuna në Qendër” apo “Shuplakat” të akuzuar janë ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski edhe nëntë persona të tjerë.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale Publike, të akuzuarit, kanë nxitur dhe ka organizuar disa anëtarë të VMRO-DPMNE për protestë kundër rrënimit të kishës “Shën Konstantini dhe Elena” e cila ishte në fazën e ndërtimit në bulevardin “Maqedonia”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button