Kekenovski dorëzoi iniciativë në Gjykatën Kushtetuese për ta kontestuar Ligjin për Gjuhët (DOKUMENT)

Profesori universitar Jove Kekenovski, i cili është nga radhët iniciativës për reforma në VMRO-DPMNE, sot në Gjykatën Kushtetuese ka dorëzuar iniciativë për kontestimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, njofton Portalb.mk.

Në iniciativë, Kekenovski e konteston përmbajtjen e Ligjit për Gjuhët, por edhe procedurën me të cilën është miratuar. Siç thotë ai, më kontestuese është se si u votua ky ligj.

Si një ndër argumentet e tij, Kekenovski e thekson atë që ky ligj u publikua në Gazetën Zyrtare pa nënshkrim të president Gjorge Ivanov.

“Ligji është në kundërshtim me shumë nene të Kushtetutës. Më kontestuese është që u desh të miratohej me shumicë prej dy të tretave dhe jo me 69 deputetë. Në kundërshtim është me vlerat themelore të Kushtetutës, është jo-kushtetues pasi që nuk janë respektuar dispozitat e Rregullores, pasi që nuk janë marrë parasysh vërejtjet e presidentit dhe pasi që nuk është vepruar drejt shqyrtimit të amendamenteve të dorëzuara. Edhe përmbajtja e procedurës është votuar në kundërshtim me Kushtetutën”, thotë Kekenovski.

Inicativa kundër Ligjit për Gjuhët nga Jove Kekenovski
Inicativa kundër Ligjit për Gjuhët nga Jove Kekenovski

Edhe nga opozitarja VMRO-DPMNE kanë paralajmëruar se do të ngritin iniciativë në Gjykatën Kushtetuese për ligjin konkret. Sipas tyre, kjo është shkelja më e madhe kushtetuese, pasi që siç thonë ata ekziston rast kur Gjykata Kushtetuese e ka shfuqizuar ligjin që nuk ka qenë i nënshkruar nga presidenti i atëhershëm, Kiro Gligorov.

Përndryshe, pas një viti miratim në Kuvendin e Maqedonisë, Ligji për përdorimin e gjuhëve, me të cilin parashihet përdorim i gjerë i gjuhës shqipe, më 15 janar është publikuar në Gazetën Zyrtare. Zvarritja e fuqizimit të ligjit ka ardhur si rezultat se presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov nuk pranoi ta dekretojë të njëjtin edhe pas votimit të dytë në Kuvendin e Maqedonisë, më 14 mars të vitit 2017-të. Për mosdekretim të ligjit edhe pas votimit të dytë, Prokuroria Publike Themelore ka hapur lëndë për presidentin e shtetit, Gjorge Ivanov në të cilën do të veprohet për dy padi penale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button