Kadastra e gjelbër për Shkupin u bë realitet – Qyteti evidenton gjelbërimin

Premtimi për kadastrën e gjelbër në Qytetin e Shkupit dhënë nga dy kryetar komunash me radhë, përfundimisht mund të shihet si pjesërisht i realizuar nga ana e Petre Shillegov, shkruan “Vërtetëmatësi“.

PremtimSi do të mund të kujdeseshim për drunjtë në Shkup, nëse nuk dim se ka janë, si janë dhe ku janë? Për këtë do të mbajmë evidencë për të gjithë drunjtë, të lokalizuar në sipërfaqet publike në Shkup, dhe do t’i klasifikojmë sipas lokacionit, llojit, vjetërsisë, madhësisë së kurorës  dhe të ngjashme. Të dhënat do të mblidhen në një regjistër të vetëm, që do të shfrytëzohen si bazë për menaxhim të ardhëm me sipërfaqen e gjelbër në Shkup. 

[Burimi: LSDM-Jetë në Shkup për të gjithë  – data, tetor 2017 ]

ARSYETIM:

Ideja dhe projekti për kadastër për gjelbërimin e Shkupit, janë të vjetra. Zyrtarisht, si aktivitetet programore parazgjedhor e shënoi edhe kryetari paraprak në Shkup Koce Trajanovski në vitin 2013, por, përveç realizimit të disa aktiviteteve, të cilat nga ana e “Vërtetmatësit” u vlerësuan si duke u realizuar, ai nuk arriti që të realizojë këtë premtim. Mbrëmë, në prezantimin dhe konferencën për shtyp, kryetari Petre Shillegov prezantoi Kadastrën e gjelbër në Qytetin e Shkupit, e cila akoma do të plotësohet. Komuna, në projektin i cili zhvillohet në bashkëpunim me UNDP-në dhe subjekte të tjera, arriti të regjistrojë drunjtë, shkurret dhe sipërfaqe e gjelbra nëpër parqet kryesore, bulevardet dhe rrugët për të cilat është përgjegjëse qyteti. Në ueb faqen e  Qytetit të Shkupit është publikuar informacioni në vazhdim për prezantimin e Kadastrës së gjelbër:

Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me UNDP-në hyri në fazën e avancuar të realizimit të aktiviteteve për vendosjen e Kadastrës së gjelbër për sipërfaqe e gjelbra publike në qytetet, gjegjësisht deri më tani janë shënuar 65.844 drunj dhe 28.395 shkurre në gjelbërimin e qytetit. 

Shillegov sqaron se në vazhdim do të ketë dy faza të projektit, prej të cilave deri më tani përveç shënimit të drunjve dhe shkurreve është bërë edhe incizimi gjeodezik i 650 hektarë sipërfaqeje të gjelbër dhe është përpunuar me GIS aplikacionin për menaxhim me gjelbërimin:

Në fazat në vazhdim është paraparë edhe incizimi i sipërfaqes së gjelbërimit të institucioneve që janë nën kompetenca të qytetit të Shkupit, ndërmarrjet publike, shtëpitë, shkolla e mesme dhe të tjera. Në bashkëpunim me komunat në Shkup, është paraparë edhe plotësimi i kadastrës së gjelbër që është në kompetencat e tyre -gjelbërimi në blloqe, në shkollat fillore dhe kopshtet. Në fazën më të avancuar parashihet edhe hapja e modulit për çdo qytetar që të mund të regjistrojë gjelbërimin nga oborri i tij – deklaroi Shillegov. 

 “Vërtetmatësi” verifikoi buxhetin e Qytetit të Shkupit për vitin 2018 dhe 2019. Për përfundimin e Kadastrës së gjelbër në buxhet janë paraparë nga 1 milion në vit ose rreth 16 mijë euro. Duke pasur parasysh informacionet e lartpërmendura, mund të arrijmë në përfundim se projekti është në fazën e avancuar të realizimit, ndërsa premtimi mund të merr vlerësimin pjesërisht i realizuar. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button