Ligji për Tregjet Gjelbra, tregtarët i mbyllën dyert e tregjeve dhe protestuan për licencat

Një grup i pronarëve të tezgave në Bit Pazar, sot në mëngjes e kanë bllokuar bulevardin “Kërste Misirkov” të pakënaqur nga Ligji për Tregje të Gjelbra me të cilin kërkohet që të njëjtit të sigurojnë licenca që të shesin në tregje. Paralelisht me to, një grup tjetër i tregtarëve që shesin në Tregun e Gjelbër të Shkupit kanë protestuar përpara Kuvendit. Nga Shoqata e Tregtarëve dhe Oda e Tregtarëve thonë se nuk qëndrojnë mbrapa këtyre protestave, njofton Portalb.mk.

“Anëtarët tanë nuk protestojnë. Ne atë që e kemi kërkuar e kemi marrë në ligj, por kemi informata se sot në mëngjes edhe ata tregtarë që s’kanë dashur të protestojnë janë në rrugë pasi që dyert e tregut janë të mbyllur. Dyert e këtij tregu dhe tregjeve tjera nuk guxon që mbyllen dhe ai që këtë e ka bërë sipas të gjitha gjasave është nga Tregu i Shkupit”, thotë kryetari i Shoqatës së Tregtarëve dhe i Odës së Tregtarëve, Ekrem Dolek.

Ai shton se sipas informatave të tij, edhe disa tregje tjera janë mbyllur.

Përveç tregtarëve, kundër ligjit janë deklaruar edhe organizatorët e tregjeve. Ata kërkojnë që të tërhiqet ligji dhe të prolongohet aplikimi i të njëjtit pasi që në të përmban një sërë çështje të palogjikshme, ndërkaq me shkurtimin e mundësisë që të kenë tezga pensionistët dhe të punësuarit e përkohshëm, do të zvogëlohet numri i tregtarëve dhe qarkullimi për 30%.

Ata kanë kërkuar takim me ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, por ai i ka destinuar për te deputetët, të cilët e kanë propozuar ligjin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button