Shkaktarët e çrregullimit të hormoneve te gratë, që nuk i keni ditur

Midis 40 dhe 60 për qind e grave në botën perëndimore vuajnë nga sindromi premenstrual. Përveç kësaj, një numër i madh i grave vuajnë nga një sërë problemesh që kanë të bëjnë me menopauzën e hershme. Diçka serioze po ndodh. Ekzistojnë prova të forta se, një numër faktorësh në jetën tonë ndikojnë në ekuilibrin e hormoneve në trup, të cilat janë të nevojshme për shëndetin, transmeton Panacea.mk.

Mungesa e progesteronit

Sipas studimeve, shumë gra në moshën 30 vjeçare (ndonjëherë edhe më herët), herë pas here nuk ovulojnë gjatë ciklit menstrual. Pa ovulacion nuk krijohet corpus luteum (trupi i verdhë), i cili e sekreton hormonin progesteron. Për shkak të mungesës së këtij hormoni në organizmin femëror, ekuilibri natyral i estrogjenit dhe progesteronit çrregullohet. Dominimi i estrogjenit mbi progesteroni mbart në vete një sërë problemesh.

Simptomat e mungesës së progesteronit janë: rënia e flokëve, lodhja kronike, valë të nxehtësisë, pagjumësia, menstruacione të parregullta, infertiliteti, infeksione urogjenitale, obezitet, dëshira për ëmbëlsira, metabolizëm i ngadalësuar, dhimbje koke dhe migrenë, ndryshimi i gjendjes shpirtërore, irritimi, depresioni, sulme panik, marramendje, përqendrim i dobët, harresë, ulja e dëshirës seksuale, mosmbajtja (herë pas here urinim i pakontrolluar), rrahja e zemrës, kancer i mitrës, vezoret policistike, miomat, osteoporoza, humbja e masës kockore.

Nëse keni tre ose më shumë nga këto simptoma, ekziston një shans i madh që ekuilibri i estrogjenit dhe progesteronit në trup është i çrregulluar.


Progesteroni dhe stresi

Progesteroni është i lidhur ngushtë me stresin. Stresi dhe ushqimi i keq mund të pengojnë ovulimin. Kur ovulacioni mungon, në organizëm shfaqet mungesa e progesteronit në organizëm. Për shkak të mungesës së progesteronit, formimi i hormoneve antistres është zvogëluar. Mungesa e hormoneve të antistresit edhe më shumë e përkeqëson stresin, i cili përsëri shkakton mungesën e ovulacionit. Në këtë mënyrë krijohet rrethi magjepsës.

Diagnostifikimi dhe trajtimi

Diagnostifikimi i duhur është kyç për zgjidhjen e çfarëdo problemi shëndetësor. Nëse keni simptoma të çrregullimit të hormoneve, kontaktoni mjekun. Hormonet janë një gjë e ndërlikuar, por përveç kësaj shumë sëmundje kanë simptomat e ngjashme. Para se të filloni trajtimin, duhet të dini saktësisht se çfarë po ndodh në organizmin tuaj.

Është publikuar një studim sipas të cilit është zbuluar se, përdorimi i rregullt i hormoneve sintetike shkakton sëmundje kardiovaskulare, kancer dhe vdekshmëri tek femrat. Prandaj, gjithnjë e më shumë femra kërkojnë zgjidhje natyrale për simptomat që kanë të bëjnë me  menopauzën dhe premenopauzën.

Ushqimi i duhur, aktiviteti fizik, shmangia e stresit dhe pushimi, bëjnë mrekulli kur është fjala për hormonet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button