Kontrolloni gjëndrën tiroide: Testi i hipertireozës në kushte shtëpie

Pa hormonet që i sekreton gjëndra tiroide, nuk ka metabolizëm normal! Nëse keni menstruacione të parregullta, ju bien flokët, ndjeni dobësi… ja çfarë duhet të kontrolloni. Ekzaminimi i gjëndrës tiroide duhet të bëhet çdo pesë vjet, duke filluar që nga mosha 35 vjeçare, por njerëzit me simptoma ose faktorë rreziku, duhet të bëjnë teste sa më shpesh, transmeton Panacea.mk. Ajo që duhet të dini është se, edhe në shtëpi ju mund të bëni një test bazë, i cili do t’ju tregojë nëse gjëndra tiroide ka funksion të forcuar, ose nëse jeni duke vuajtur nga hipertireoza. Në këtë rast, duhet të shkoni tek mjeku sa më shpejt që të jetë e mundur!

Përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme me PO ose JO:

  • Ju rreh zemra shpejt?
  • Ndjeheni nervoz dhe të acaruar?
  • Jeni të ndjeshëm ndaj nxehtësisë?
  • Ndjeheni të dobët?
  • Djersiteni shumë?
  • Ju dridhen duart?
  • Thonjtë ju rriten shpejt?
  • Keni lëvizje të shpeshta në zorrë?
  • Flokët ju bien më shumë se zakonisht?
  • Lëkura është e hollë dhe e butë?
  • Humbni peshë edhe pa dietë?
  • Menstruacionet janë të parregullta ose mungojnë?
  • Nuk mund të mbeteni shtatzënë?
  • Për meshkujt: Keni probleme me ereksionin?
  • Për meshkujt: Keni probleme me fertilitetin?

Nëse u jeni përgjigjur pozitivisht 5 pyetjeve, atëherë tregoni mjekut për simptomat që po përjetoni, pasi që ka gjasa që funksioni i gjëndrës tiroide të jetë shtuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button