fbpx

Qeveria: Gjuha maqedonase me shkrimin cirilik mbetet gjuha e vetme zyrtare

Ligji për Gjuhët i avancon të drejtat e komuniteteve jo-shumicë dhe nuk parashikon punësime të reja, ndërkaq gjuha maqedonase me shkrimin cirilik mbetet gjuha e vetme zyrtare në tërë territorin e Maqedonisë dhe marrëdhëniet e saja ndërkombëtare, thonë në një kumtesë nga Qeveria në lidhje me siç thonë ata, shpërndarjen e lajmeve të rrejshme dhe të pavërteta në lidhje me aplikimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, njofton Portalb.mk.

“Ligji për Përdorimin e Gjuhëve në Republikën e Maqedonisë, u miratua në mënyrë përkatëse sipas procedurave të parashikuara në Kuvendin e Maqedonisë. Opozita i ka pasur të gjitha mundësitë që të marrë pjesë me amendamente në harmonizimin e ligjit. Opozita vetë solli vendim që të mos marrë pjesë në procesin politik të miratimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. Mosmarrja pjesë nuk e përjashton nga përgjegjësia politike të opozitës për refuzimin e tyre që të jenë pjesë e avancimit të të drejtave të qytetarëve të vendit tonë”, thonë nga Qeveria.

Prej atje shtojnë se, vlerësimet e pabaza dhe të rrejshme, për gjoja se ngarkohet buxheti edhe me punësime të reja janë shpikje dhe obstruksione të opozitës.

“E vërteta është se Agjencia për Aplikimin e Gjuhës dhe Inspektorati për Përdorimin e gjuhëve, ashtu siç parasheh ligjo dhe siç është konstatuar me marrëveshjen politike për miratimin e të njëjtit, kuadron do të ekipohen nga resurset aktuale njerëzore në ministri, agjenci dhe sekretariate. Nuk parashihen punësime të reja”, thuhet në kumtesë.

Sipas Qeverisë, zbatimi i dispozitave ligjore është obligim i të gjitha institucionet e përfshira për aplikimin e të njëjtit.

Përndryshe, pas një viti miratim në Kuvendin e Maqedonisë, Ligji për përdorimin e gjuhëve, me të cilin parashihet përdorim i gjerë i gjuhës shqipe, më 15 janar është publikuar në Gazetën Zyrtare. Zvarritja e fuqizimit të ligjit ka ardhur si rezultat se presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov nuk pranoi ta dekretojë të njëjtin edhe pas votimit të dytë në Kuvendin e Maqedonisë, më 14 mars të vitit 2017-të. Për mosdekretim të ligjit edhe pas votimit të dytë, Prokuroria Publike Themelore ka hapur lëndë për presidentin e shtetit, Gjorge Ivanov në të cilën do të veprohet për dy padi penale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button