fbpx

Rreth mbiemrit dhe vdekjes së Josif Bagerit

Në Perandorinë Osmane  të gjithë kombësitë gëzonin të drejtën e arsimit në gjuhën e tyre kombëtare me përjashtim të shqiptarëve. Banorët  e truallit shqiptar thirreshin arnaut, kaurr, latin, por kurrë me emrin e tyre të vërtetë. Këtu gjithsesi duhet të shtohet se Shqiptarët nuk patën edhe një administratë të përbashkët , por qenë të shpërndarë në nëpër vilajete të ndryshme. I vetmi faktor  pa dallim feje e krahine që i bashkonte shqiptarët ishte vetëm gjuha shqipe.

Vitet e 30 e deri në vitet 70 të shekullit XIX janë vitet shumë të rëndësishme të zhvillimit historik të popullit shqiptar e sidomos kur fillojnë të krijohen kushte  zhvillimit shpirtëror e nacional, që ndryshe do të quhet Rilindje.

Një ndër kushtet shumë të rëndësishme për të mbijetuar populli shqiptar  nuk kishte tjetër rrugë përveç zhvillimit kulturor dhe arsimor. Deri në fund të shekullit XVIII popullata shqiptare ku një e treta e popullsisë ishte e koncentruar në viset rurale-malore. Por nga fundi i këtij shekulli dhe fillimi i shekullit të XIX filloi një proces i ri ku popullata malore fillojë që të zbresin nëpër qytete. Jo më pak nëpër fshatra shumica e njerëzve për shumë arsye kishin dal si kaçak sepse nuk kishin mundësi që ti paguajnë vergjinë turkut. Edhe kjo  ndikojë që sa më parë shumë fshatra të boshatisen sepse nuk mund tu përballonin përveç taksave te Perandorisë , por edhe kërkesave të  kaçave për t’i ushqyer e për t’i strehuar e dikush ua grabite bagëtinë. Kjo derdhje e fshatrave nëpër qytete  zgjati më shume  një gjysme shekulli. e më vonë me një intensitet më të vogël.

Kur fillojë që të lulëzojë me të madhe  mjeshtëria si dhe tregtia, qytetet arritën që të ftojnë një prosperitet ekonomik. Zhvillimi i tregtisë mundësojë që sëpari të ngrihen tregjet e ndryshme nëpër qytetet e pastaj   edhe të krijoj edhe tregtar e më vonë edhe esnafet .E këto tregtarë e esnafe filluan që të tregtojnë edhe nëpër qytetet e ndryshëm të Perandorisë  si në Ballkan ashtu edhe në shumë qytete të Lindjes. Më pastaj filluan që të krijojnë edhe panaire të ndryshëm nëpër Evropë si në Angli, Austri, Saksoni e gjetiu.

Perandoria Osmane edhe pse udhëhiqej me ndonjë Kushtetutë e ligje, por asnjë prej tyre nuk zbatoheshin në vendet e pushtuara. Çdo gjë që behej  për kombet  jo turq ajo behej vetëm me ndonjë  deklaratë të rreme  gjoja është dhënë drejtpërsëdrejti  nga  ndonjë ferman në emër të Sulltanit.

Imperia Osmane dita ditës po humbiste ekuilibrin e vetë ndaj shteteve që nuk ishin nën perandorinë , por edhe ndaj qytetareve turq e të tjerëve që ishin nën këtë sundim siç ishte papunësia, mos pagesa e ushtarëve e administratorëve e kjo mundësonte që të përhapej ryshfeti. Në bazë të një letre  të shkruar nga Sami Frashri të vëllait të vet ai  do të shkruaj:” Është e vështirë të gjegjsh punë, por edhe sikur të gjesh s’ke e ç’do. Sepse rrogat nuk paguhen. Që prej njëmbëdhjetë muajsh asnjë metalik s’ ka marrë njeri këtu. Madje edhe nëpunësi me përgjegjësi ka arritur natë shkallë sa të lypin”.

Pas Kongresit të Berlinit  Imperia Osmane njohu autonomin e Principatës Bullgare. Në këtë shtet  filloi që të linde një borgjezi e re u do të hapen fabrika, zejtaria merrte hov të madh, filloi ndërtimi e sidomos hapeshin rrugë, filloi të lulëzojë tregtia, me ta dhe kultura, arsimi, feja, hapja drejtë shteteve të përparuara etj.

Reka e Epërme si një krahinë e banuar me shqiptar të fesë ortodokse ku jeta e këtyre shqiptarëve me shumë se kudo ishte e renduar nga vjedhjet e hajdutëve, bashkëpunimi me sejmenët turq e sidomos papunësia bënte të vetën, që shumë rekalinjë u detyruan që të marrin rrugën e kurbetit.

Për këtë popullatë vendi më i pëlqyer ishte destinacioni për në Rumani e më vonë edhe në Bullgari. Shumë të ri që kishin mbetur në Rekë kërkonin shtigje për tu larguar. Si çdo i ri ashtu edhe Josif Bageri mendonte për të kërkuar punë. Edhe pse ai si fëmijë ruante bagëtinë në bjeshkët e maleve të Rekës i cili i  deshte shumë me fyell i kulloste dhe me fyell i kthente. Kryente shumë punë të tjera, ishte shumë i shkathët, por ekonomia e familjes nuk mund t’i plotësonte nevojat e përditshme të familjes Jovani. Josifi i la delet dhe nisi të kërkojë punë në Dibër, Gostivar, Tetovë e gjetiu, por më kotë kudo që shkonte ai merrte përgjigjen e njëjtë. “Nuk ka punë,  e  pas një heshtje e pyetnin se çfarë zanati di”. Një këpucar  në Dibër e merr si shegert pasi e  kishte njohur  gjyshin e Josifit. Ai aty kallon  tre katër muajt  e dimrit.

Shqiptarët e kësaj ane kishin një zakon i cili përcillej brez pas brezi se kur të vijnë Krishtlindja “ ku të jesh e nga të jesh duhet të jesh në shtëpi”. Në këtë festë vinin edhe kurbetçi të për t’u parë dhe për të sjellë fitimin. Një kushëri i Josifit nga ana e nënës me emrin Berboshi (Bardhoshi) kishte punuar një vit e tepër në Bullgari dhe kishte ardhur për krishtlindjet  në Rekë. Një ditë i kishte bërë një vizitë tezes së tij (nënës së Josifit) ku tregonte për punën që bënin në Bullgari si dhe për fitimin dhe se e ka ndërmend ta marrë edhe Josifin.

Pak para kohe ende pa i mbush 16-vjet të plota, Josifi ishte martuar me Vasilikën nga Prilepi.  Jeta e rëndë ashtu siç thotë vetë Josifi në veprën e tij “Kopësht malsori” “…lakuriq e pa vendue/ Pa shtresa e pa mbulesa!/ Pa siguri në jetë/. Kjo jetë e rëndë dhe pa zgjidhje e detyroj, Josifin që të marrë rrugën për në Bulgari. Rruga deri në Bullgari duhej të përshkohej për 12 ditë këmbë me pushime nëpër bujtina apo në vende të hapura. Josifi  mendjen e kish ndarë, por e mundonte  nusja e re, që e mundonte: çka do të bëjë me të, ku ta dërgojë ,si do ta lë e shumë mendime i vinin  vërdallë  në mend. Më e mira e së mirës për të ishte që bashkë me  bashkëshorten të marrin rrugën e kurbetit. Mendimin i’a tha Vasilikës e kjo këtë vendim nuk e kundërshtoj , por e inkurajoj duke ia shtua shpresën se do t’ia dalin.

Para Shëngjergjit ende pa shkrirë bora nga malet e Rekes Josifi dhe Vasilika e morën valixhen e drurit ku vendosën një patkua kali për fat si dhe  një dry,  e nëna me lot në sy ende pa lind dielli hodhi ujin nga shtamba  për rrugë të mbarë.

Arritja e Josifit në Sofje ishte një sfidë që kur nuk e kishte paramenduar. Gjeti edhe një dhomë me qira. Bashkëvendësit dhe kushëriri i gjeten punë  në një punishte ku hapej një mal për një rrugë. Josifi si i ri dhe i fuqishëm, por edhe me mendimin për fitimin më të madh nuk kundërshtonte asgjë sa i përket punës. Ai tërë fuqinë e që kishte e derdhte në punë ku i habite të gjithë. Ndër kohë një teknik rruge i ardhur nga Rusia që vëzhgonte punën kur e pa, Josifin se çfarë pune bënte ai e quajti bager.  Bager ishte një makinë, që hapte kanale e shkulte male, që e përdorin shtetet e perëndimit.

Më vonë kjo nofkë së pari dëgjohej nga shokët e më vonë i ngeli dhe nga të gjithë, që e njihnin  dhe ashtu e thirreshin me nofkën “bager”. Ai u bë njohur më këtë mbiemër kur ai vendosi që të shkruaj ndonjë poezi dhe recitonte prara kurbetçive, e sidomos kur filloi që të publikojë shkrime politike në gazetat që vet i udhëhiqe apo ndonjë gazetë tjetër e shkruante  për siguri personale e përdorte mbiemrin, Josif Bageri.

Josif Bageri është i vetmi rilindës, që ka pasur shumë nofka. Aktiviteti i Josifit ishte i madh ai shpesh shkonte në Bali Efendi (Knjazhevo) ku shumica e punëtorëve ishin të përkatësisë fetare myslimane ku propagandonte se feja është individuale, kurse kombi është ajo që i bashkon dhe i bënë një. Kështu kur e shihni Josifin në biseda e në shoqërime e sidomos me bashkëqyetarin e tij  hoxhë Said Najdenin e të tjerë, dikush filloi që ta quante,  Josif Turku.

Më vonë ai hyri në organizatën e masonëve të cilit thirrin se të gjithë njerëzit duhet të bashkohen në parimin e dashurisë njerëzore, vëllazërore, besnikërisë, e të ndihmës reciproke… Ky aktivitet në këtë organizatë Josifit i shkaktojë efekt të kundërte duke e quajtur atë, Josif Masoni.

Josifi ndonjë herë kur shkruante ndonjë poezi dhe e lexonte sëpari para bashkëvendësve të vet e hasim edhe si, Josif Rekasi.

Josifin nga bashkëqytetarët sllav ashtu që atëherë e kësaj dite të gjithë shqiptarëve ortodoks që ishin të zonës së Rekës  i thirrin “Shkreti” .  që edhe, Josifi nuk ishte imun ndaj kësaj nofke.

Mbiemri “Bageri” është një patronim mbiemëror që tregon zanatin, profesionin, që kreu Josifi si krahë pune, ku ai më vonë e përdori në shkrimet që botonte dhe për t’u fshehur para organeve shtetërore dhe u bë i njohur dhe është vetëm i këtij personaliteti e jo të vëllezërve të tij, që ato e mbanin mbiemrin Jovani.

Për këtë mbiemër “Bageri” nga ajo që unë bëra hulumtime në asnjë fshat të  Rekës së Epërme nuk e hasa dhe të gjithë informatorët nuk dinin se Josifi ka marrë këtë mbiemër. Atë që kishin njohuri e dinin si Josif Jovani ose si vëllai i priftit. Në monografinë e Ruzhdi Matës kushtuar Josif Bagerit kërkova shpjegimin , por Mata nuk jep asnjë shpjegim , por  thotë se  këtë mbiemër mund  ta hasni edhe si  “Bagjeri”.

Shfletova edhe disa shënime të shkencëtareve  bullgarë që  japin disa të dhëna mbi shpërnguljen e popullsisë së Rekës. Sipas të dhënave bullgare, shpopullsimi i Rekës është përforcuar në gjysmën e dytë të shekullit 19.  Më parë banorët krishterë të Rekës kanë shkuar në Tetovë dhe në Stamboll derisa në fund të shekullit 19 dhe në fillim të shekullit 20 shumë familje u shpërngulën në Bullgari, kryesisht në Samokov, pastaj në rajonin e Dupnicës (në Banjën e Dupnicës ka pasur më shumë se 30 shtëpi me shqiptarë ortodoksë nga Reka) dhe në rajonin e Qystendilit., por mbiemëri, Bager nuk haset askund.

Mirčevska. Në punimin e saj “ Etnički simboli vo Gorna Reka. 2007. fq. 148-149.  duke shfletuar defteret turq të shekullit XV në vendbanimet e fshatrave të Rekës së Epërme edhe në emrat personal dhe llagapet”nuk e hasim ,por shumë llagape edhe pse janë me prejardhje shqiptare ajo mundohet që t’i definoj prejardhjen e tyre nga karakteri sllav dhe jo sllav dhe thotë se ato “mund të jenë të karakterit vlleh ose  ndonjë shqiptar”. Si p.sh Tanushi, Vlashi, Duka, Shalis etj i jep si vlleh.

Sipas historianit  bullgar, Anton Pancev  i cili është njëri që merret me studime historike dhe demografike i cili jep të dhëna mbi 100 shtëpi ortodokse ku edhe sot pasardhësit e tyre, kryesisht  janë nga Kiçenica, Sence, Krakornica, Vërbeni, që  jetojnë në qytetin e Dupnicës, në qytetin e Sapareva Banjës, në fshatin e Kraincit mbiemri “Bager” nuk haset.

Gjatë jetës Josif Bageri kishte  ndërruar  shumë punë si punëtorë krahu apo shegert, ai më vonë do të vendoset në një lagje periferike të Sofjes, të quajtur Banishora, në rrugën  Braça Milladinov, ku do të hap edhe një dyqan për këpucë , ku puna e tij me përkushtim do të marrë namin , e ky nam Josifit i siguronte jetesën sepse  porositë për këpucë do të vijë edhe nga njerëz me zë të kulturës. Nuk kishte javë apo muaj  që nuk pyetnin për dyqanin se ku gjendej të gjithë përmendin mbiemrin  Bageri sepse me këtë mbiemër ishte i njohur.

Mund të konkludojmë se mbiemri i Josifit,  “Bageri” është një nofkë që e mori në Bullgari, që e fitoj në bazë të makinës “bager” dhe më vonë ajo iu bë e afërt, që do ta pranojë si mbiemër dhe më këtë mbiemër do bëhet i njohur si një  patriot dhe militant i lëvizjes së Rilindjes kombëtare shqiptare,

Ai karakterizohej  si një  nga ata patriotët i flaktë që merrej me ngritjen e vetëdijes politiko-kulturore të shqiptareve e kjo e bënte që, ai të udhëtonte cep më cep vendeve  atje ku gjendeshin shqiptarët si  në: Stamboll, e Bukureshtit , Shkup, e Dibër, Prishtinë e Durrës, Prizren e Vlorë, Manastir e Selanik e kudo…

 

Ashtu si ç’do ta përshkruaj poeti i madh Ali Podrimja  i cili thotë: “Bageri është njëri nga zërat e ndërgjegjësimit të lëvizjes sonë kombëtare. Rol të rëndësishëm luajti edhe në hapësirën bullgare, ku jetonin një numër shqiptarësh”.

Ai nuk kursehej për të punuar për çështjen kombëtare. Ishte shumë i ngathët, bindës i besës dhe punëtor i pa lodhur. Intelekti i tij i çuditshëm si dhe karizma e tij u hynte njerëzve në zemër. Josif Bageri militant i kauzës shqiptare trimërisht luftoi në mënyrë të hapur për Pavarësinë e Shqipërisë. Edhe pas Pavarësisë së Shqipërisë në atë kohë që ishte një kohë e luftërave, një kohë që shtyhen me të madhe gurët e kufijve ku më së tepërmi e preku shtetin Shqiptar, ku asaj ia copëtuan gjymtyrët nga shtetet fqinje të Ballkanit.

Josif Bageri bënë  një kritikë të fuqishme ai i bën Esat Pashës, intrigave të tij, ku ai do të përgatisë në dorëshkrim mbi “Armiqtë e Shqipërisë dhe veprat e tradhtareve shqiptarë”  që mbeti deri më sot pa botuar. Ky dorëshkrim gjendet në AQSH  i evidentuar me nr. të fondit 65 ,dosja 40, dok. 1-22.

Në vitin 1915, ndërmerr një udhëtim heroik në kundërshtim me lutjet e familjes së tij, duke rrugëtuar më këmbë dhe  vjen në Prishtinë që të takohet me patriotët kosovar. Meqenëse ai financiarisht ishte i dobët me të arritur në Prishtinë u vendos në një bujtinë afër pazarit, Pazari i Prishtinës ishte  vendi kryesor për takimet jo vetëm publike, por edhe të fshehta. Afërsia e dyqaneve  njerëzit i bënte që  të afroheshin me njëri-tjetrin. Pazari kishte edhe disa kafene të vogla që shërbenin kafe, çaj dhe herë pas here rakia, por edhe disa kuzhina popullore. Afër pazarit ishte e kisha si dhe spitali. Josifi meqenëse nuk kishte mjete financiare, ai ushqehej në kuzhinat e lira ose rrinte pa bukë.

\Ndjekja e Josif Bagerit kishte filluar shumë herët, që kur në Mitropolinë e Dibrës kishte ardhur për mitropolit famëkeqi, Varnava, i cili kishte vrare tre priftërinjtë nga Reka të cilit se gjoja këto i kanë shërbyer Ekzarhisë bullgare dhe se në meshë kanë përdor edhe gjuhën “arnaute” duke iu hedhur kokat në lumin e Radikës. Por Josifi ndiqej edhe më herët  nga argjendet serb  këtë e shohim në gazëtën Politika të 13 korrikut 1909, faqe  me titull Albanska pismo  do shkruaj me sa vijon, “Një i përdalë nga Nistrova e Rekës së Epërme ( vëllau i priftit Todor) i ka mbushur trastat me abetare shqipe të botuar në Sofje dhe dëshiron të hap shkollë në gjuhën(aranaute) shqipe në vendlindjen e tij në Nistrovë”

Josif Bageri

Kur Serbia e forcoi pushtetin në të ashtuquajtur “Maqedoninë e Vardarit” ku bënte pjesë edhe Reka e Epërme nga njerëz të ndryshëm merr të dhëna se kush mund të jenë njerëzit e rrezikshëm për Serbinë. Mësuesi i ardhur serb të parin që e denoncojë si njeri të rrezikshëm ishte familja e Josif Bagerit e sidomos Josifi dhe vëllai tij që ishte prift. Pushteti i atëhershëm për t’i likuiduar patriotët shqiptar nëpërmjet të policisë sekrete përdorte “metodën e helmit”. Së pari  këtë metodë argjendet serbë e përdorën për  të helmuar, Ibrahim Temon, duke i shtie helm në çorbë. Mirëpo Ibrahim Temo ishte mjek dhe e diktoj kështu që i shpëtoj rrezikut.

Të njëjtën metodë e përdorën për Josif Bagerin i cili gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë ku banonte në një hanë por ndonjë here  porosite ndonjë gjellë. Nëpërmjet të një të paguari ia hodhën helmin në gjellë dhe pas disa orës në gjendje alivanosje dërgohet në spital që ishte afër pazarit. Pa disa orëve ai vdes. Meqenëse, Josif Bageri nuk posedonte dokumente dhe kurrkush nuk u interesua për të, atëherë spitali vet  e dërgon në Kishën ortodokse ku e varrosin.

Për vdekjen e Josifit do të merret vesh nga një patriot qe e njohu Josifin dhe në një zarf  gjendet ky shënim “Letrat e Josif Bagerit prej katundit Nistrovë-Reka e Dibrës së Madhe- ka dek në Prishtinë Kosovë. Ish një patriot i flaktë e ka dekë në mizërie, tue lanë grue e tre fëmijë”. Kjo zarfe është gjetur më 1916, në prill, kurse Josif Bageri ka ndërruar jetë më 1915 dhe kjo është data e vërtetë e vdekjes.

Interesim im është që ta gjej varrin. Pata kontakte nga më të ndryshmet me kishtarët serb, por sipas një prifti J.P. më tha se njerëz që nuk posedojnë dokumente, ato varrosen në varre kolektive të familjeve që nuk interesohen për të vdekurit e tyre. Në shënimet e tyre në bazë të mbiemrit Jovani(- viq) është një mbiemër shumë i përhapur, por fletoret e vjetra kisha nuk i posedon sepse shumica e fletoreve gjenden në arkivin shtetëror serb. Me mbiemër “Bageri”, protogjeri më tha se kur nuk ka hasur dhe ky ishte fundi i bisedës . Në insistimin tim kërkova që të vizitoj varrezat në oborrin e kishës në disa varre rreth murit janë disa varre pa emër ndoshta ndonjëri varr mund të jetë i Josifi Bagerit, por gjithsesi duhet DNK-a për tu vërtetuar.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close