Takimi i koalicionit “Për Maqedoni më të mirë”, Mickoski: Jemi për zgjedhje parlamentare të parakohshme (VIDEO)

Partitë politike pjesë e koalicionit “Për Maqedoni më të mirë”, siç njoftoi lideri i partisë opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski janë për zgjedhje parlamentare të parakohshme, dhe kanë shprehur mbështetje që kundër kryeparlamentarit, Talat Xhaferi dhe kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev të ngritët padi penale, transmeton Portalb.mk.

Pas takimit të sotëm, Mickoski deklaroi se koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” ka dënuar mënyrën e miratimit të ndryshimeve kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë.

“Sot kemi pasur mbledhje me liderët e partive politike të cilët janë pjesë e koalicionit “Për Maqedoni më të mirë”. Kemi folur për gjendjen aktuale dhe ekonomike të Republikës së Maqedonisë, dhe kemi sjellë përfundime që dolën nga debati. Fillimisht do të ndalem në pjesën e ndryshimeve kushtetuese, që ndodhën të premten. Përfaqësuesit e partive politike të koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” e kanë dënuar mënyrën e kërcënimeve, shantazheve dhe shfrytëzimin e të drejtës dhe drejtësisë, me qëllim të realizimit të qëllimeve politike, për të cilat qytetarët e Maqedonisë ishin dëshmitarë”, tha Mickoski.

Mickoski gjithashtu njoftoi se deri te Gjykata Kushtetuese do të parashtrohet kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së ligjit kushtetues që parasheh zbatimin e ndryshimeve kushtetuese.

“Partitë politike kanë dhënë mbështetje ndaj VMRO-DPMNE-së, që të ngritën padi penale kundër kryerësve të kësaj vepre antikushtetuese, antiligjore dhe në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit të Maqedonisë, të shumicës parlamentare të Zoran Zaevit dhe Talat Xhaferit. Të gjithë kanë shprehur mbështetje edhe për parashtrim të kërkesës deri te Gjykata Kushtetuese, për vlerësim të kushtetutshmërisë së këtij ligji”, tha Mickoski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button