Rinovimi i Icardit, në klubin zikaltër nuk ka ende “tym të bardhë”

Rinovimi i kontratës së sulmuesit Mauro Icardi me klubin e Interit, është një çështje që ka trazuar jo pak ambientin zikaltër gjatë ditëve të fundit të 2018-ës dhe të para të 2019-ës.

Gjithsesi drejtuesit e Interit patën bërë thirrje për qetësi dhe për të zgjidhur gjithçka nëpër zyra, jo me deklarata në media, ndërsa ishte paralajmëruar edhe një takim me Wanda Narën gjatë kësaj jave, njofton Supersport.al.

Megjithatë Marotta dhe Ausilio duket se kanë vlerësuar që të shtyjnë për në shkurt kontaktet për rinovimin e kontratës së kapitenit të tyre, pasi në këtë periudhë janë të përqendruar te merkatoja e janarit.

Por sipas asaj që raportojnë mediat sportive në Itali, palët janë ende larg rinovimit dhe përveç rrogës së sulmuesit, çështje është bërë edhe klauzola për prishjen e kontratës, e cila aktualisht është 110 milionë euro, vlen për klubet jo italiane dhe vetëm gjatë periudhës 1-15 korrik.

Zikaltrit duan të eliminojnë këtë klauzolë, ose të paktën ta rritin në shumën e 170 milionë eurove, për të pasur mundësi të negociojnë vetë shitjen e sulmuesit, por nuk është në një mendje me ta Wanda Nara, bashkëshortja menaxhere e Interit.

Muajt shkurt dhe mars do të jenë vendimtarë sa i përket të ardhmes së sulmuesit argjentinas dhe nëse Icardi nuk rinovon, atëherë mund të thuhet me siguri që fillimi i korrikut do ta gjejë atë me një tjetër skuadër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button