Trump: Pelosi nuk po i lejon demokratët të negociojnë hapjen e qeverisë

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump tha se Partia Demokratike është “rrëmbyer” nga ata që kundërshtojnë planin e tij për një mur përgjatë kufirit ndërmjet SHBA-ve dhe Meksikës, transmeton Associated Press, përcjell REL.

Duke folur në Pentagon të enjten, Trump tha se qeveria mbetet e mbyllur, sepse demokratët e kongresit refuzojnë të miratojnë sigurinë e kufirit. Ai pretendon se demokratët në Kongres dhe Senat janë të gatshëm të negociojnë me të për të bërë një marrëveshje për të rihapur qeverinë, por “udhëheqësja demokrate Pelosi nuk po i lejon ata të negociojnë”.

Demokratët po e kundërshtojnë ndërtimin e murit me Meksikën përderisa presidenti amerikan Trump po kërkon 5.7 miliardë dollarë për ndërtimin e tij.

Mbyllja e qeverisë amerikane, të enjten ka hyrë në ditën e 27 të saj, duke shënuar edhe kohëzgjatjen më të gjatë që ka ndodhur ndonjëherë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button