Mali, 34 të vdekur gjatë sulmeve në dy fshatra

Së paku 34 persona pësuan për vdekje gjatë sulmeve të disa personave të panjohur nëpër fshatrat në Mali, në të cilat jetojnë pjesëtarë të bashkësisë Tuarezi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mediat lokale lajmërojnë se një grup motoçiklistësh kryen sulm në dy fshatra ku jetojnë pjesëtarët Tuarezi, që u përkasin qytetit Menak.

Guvernatori Nanout Kotia tha se është plagosur një numër i madh i personave.

Kotia përkujtoi se gjatë përleshjeve fisnore muajin e kaluar humbën jetën rreth 40 persona.

Gjatë përleshjeve vitin e kaluar në këtë rajon janë vrarë më shumë se 200 persona, shumica pjesëtarë të bashkësisë Tuarega dhe Fulani.

Pjesëtarët e bashkësisë Tuarezi kryesisht jetojnë në Libi, Mali, Nigeri dhe Burkina Faso, ndërsa supozohet se në Afrikë janë rreth 3.5 milionë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button