Në rrugët e Brukselit protestuan mijëra studentë

Së paku 12.000 studentë janë mbledhur sot gjatë protestave në Bruksel, duke kërkuar nga autoritetet një luftë më aktive kundër ndryshimeve klimatike, raporton Anadolu Agency (AA).

Protestat i organizuan shumë organizata joqeveritare për mbrojtjen e mjedisit, ndërsa studentët u mblodhën para Stacionit qendror hekurudhor në Bruksel.

Protestuesit në rrugët kryesore të Brukselit marshuan deri te selia e Parlamentit Evropian, Komisionit Evropian dhe Këshillit Evropian, ndërsa organizatorët pohojnë se në marshin e gjatë pesë kilometërsh morën pjesë së paku 12.000 studentë.

“Toka i takon të gjithëve”, “Ruajmë mjedisin” dhe “Klima dhe rinia në një vend” janë disa nga mesazhet me pankarte që mbanin studentët.

Policia belge ka marrë masat maksimale të sigurisë dhe ka bllokuar përkohësisht trafikun në shumicën e rrugëve në qendër të qytetit të Brukselit për shkak të protestave.

Vëmendje tërhoqën edhe automjetet e reja të policisë të përdorura nga policia belge, të cilat janë automjete të veçanta të pajisura me kamera survejimi, imazhet e të cilëve ofrojnë një pamje prej 360 shkallë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button