Britani, më 29 janar do të votohet për “Planin B” rreth Brexitit

Në Britani më 29 janar do të votohet në Parlament e Britanisë “Plani B” i qeverisë në lidhje me çështjen e Brexitit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarë të qeverisë britanike kanë bërë të ditur se më 29 janar do të votohet “Plani B Brexit” që do të paraqitet në parlament nga kryeministrja Theresa May.

Në votimin e zhvilluar ditën e martë në Parlamentin e Britanisë marrëveshja Brexit që May arriti me BE-në u refuzua me shumicë votash.

Sipas vendimit që parlamenti ka marrë më parë, May “Planin B” duhet ta ndajë brenda 3 ditëve me deputetët.

May, e cila po zhvillon një seri bisedimesh me partitë opozitare, “Planin B” që do të përgatisë pritet të paraqesë gjatë fjalimit që do të mbajë ditën e hënë në parlament.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button