Delegacionet e Maqedonisë dhe Bullgarisë u takuan për ta intensifikuar bashkëpunimi ekonomik

Në prag të mbajtjes së forumit të parë  të biznesit maqedonaso-bullgar “Maqedoni-Bullgari 2019”, në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë u mbajt një takim bilateral në mes zëvendëskryetarit të Qeveris i ngarkuar për Çështje Ekonomike dhe koordinim të resorëve të ekonomisë, Koço Angjushev, i cili ishte i shoqëruar nga zëvendësministri i ekonomisë, Kire Naumov dhe nënkryetari i Këshillit të Ministrave të Republikës së Bullgarisë, Tomislav Donçev i cili e udhëhoqi delegacionin në përbërje të zëvendësministrit të Ekonomisë, Aleksandar Manolev dhe zëvendësministri për Turizëm, Luben Kançev.

Fokusi kryesor i bisedimeve ishte thellimi i bashkëpunimit ekonomik dhe marrëdhëniet e biznesit në mes dy vendeve në vitin 2019 si një parakusht i rëndësishëm për vazhdimin e trendit të rritjes së vëllimit për shkëmbim tregtar, që paraqet përfitim nga nënshkrimi i Marrëveshjes për bashkëpunim, fqinjësi të mirë në mes dy vendeve.

“Më lejoni që t’ju falënderohem për mbështetjen e madhe që Republika e Bullgarisë na e jep në rrugën tonë për tu anëtarësuar në NATO dhe BE. Marrëveshja e nënshkruar për fqinjësi të mirë, bashkëpunim dhe miqësi, tregoi se kemi një mik i cili dëshiron të na shohë në BE dhe në NATO. Tani, pasi i zgjodhëm çështjet e hapura politike, është një kohë ideale për t’iu përkushtuar ekonomisë. Pres që edhe në të ardhmen të rritet bashkëpunimi ekonomik në mes dy vendeve, organizimi i forumit të parë të biznesit maqedono – bullgar në fillim të këtij viti është një sinjal i mirë për ndërmarrjet e të dyja vendeve,” potencoi zëvendëskryeministri Angjushev.

Nënkryetari i Këshillit të Ministrave të Republikës së Bullgarisë, Tomislav Donçev, theksoi se zhvillimi i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë ka ndikim të rëndësishëm në rritjen e bashkëpunimit në shumë sektorë dhe porositi se dy Qeveritë do të duhet ti ndihmojnë biznesit me atë që do të punojnë në tejkalimin e problemeve me të cilat ballafaqohen ndërmarrjet e të dyja vendeve.

Në takim u ndanë mendime për forum biznesin e parë “Maqedoni-Bullgari 2019” e cila organizohet me iniciativë të zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë i ngarkuar për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev dhe nënkryetari i Këshillit të Ministrave të Republikës së Bullgarisë, Tomislav Donçev, në të cilën pritet prania e përfaqësuesve të 50 ndërmarrjeve nga Republika e Bullgarisë dhe një numër i madh i përfaqësuesve të ndërmarrjeve maqedonase.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button