MPJ me shkresë deri te Greqia: Termi “maqedonas” nuk ka të bëjë me përkatësinë etnike

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë ka dërguar shkresë prej gjashtë faqeve deri te Qeveria e Greqisë në të cilën zyrtarisht e informon se janë plotësuar të gjitha obligimet nga Marrëveshja e Prespës dhe janë miratuar të gjitha ndryshimet kushtetuese me të cilat ndërrohet emri i shtetit, njofton Portalb.mk.

Shkresa ka qenë temë debati e Kuvendit të Greqisë ku është votuar për besueshmërinë ndaj Qeverinë, Në një moment kryeministri duke iu drejtuar liderit të opozitës Kirjakos Micotakish, tha:

“Fqinjët përveç që lajmërojnë, kanë edhe deklaratë interpretuese”, tha Cipras duke e komentuar një pjesë të shkresës e cila e sqaron nënshtetësinë e Maqedonisë”.

Ministria e Punëve të Jashtme në shkresë ka theksuar se me termin “maqedonase” mendohet për nënshtetësinë, dhe jo për përkatësinë etnike dhe se gjuha maqedonase është pranuar në Kongresin e OKB-së në Athinë në vitin 1997.

Dokumenti në vazhdim, i përmban vendimet për ndryshimet kushtetuese, njëjtë sikur më 12 janar u publikuan në Gazetën Zyrtare të Maqedonisë.

Shkresa e MPJ-së së Maqedonisë deri në Greqi
Shkresa e MPJ-së së Maqedonisë deri në Greqi

Ndryshe, pas një beteje të gjatë dhe të lodhshme, me shumë situata të panjohura që nga qershori i vitit 2018 kur u nënshkrua Marrëveshja e Prespës, më 11 janar më në fund Kuvendi i Maqedonisë dha dritë jeshile për ndryshimin e emrit të shtetit. U miratuan katër amandamentet që ndryshuan Kushtetutën e vendit dhe kur të hyjnë në fuqi, shteti do të quhet “Maqedonia e Veriut”.
Ky akt, Maqedonisë i siguron antarësim në NATO dhe datë bisedimesh me Bashkimin Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button