fbpx

Osmani: Egjipti është fqinji i parë i Evropës dhe dera për korridore tregtare drejt Amerikës dhe Lindjes së Afërt

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani mbajti takim pune me ambasadorin e Republikës Arabe të Egjiptit, Moajad Fathallah el – Dalie i cili për vizitë pune qëndron në vendon tonë, transmeton Portalb.mk.

“Egjipti është fqinj i parë i Evropës, dhe kjo ka rrëndësi të veçantë për ne, vendet e Evropës Juglindore, duke pasur parasysh se ndodhemi në rrugën e korridoreve tregtare që lidhin Evropën me vendet e Afrikës si dhe Lindjes në përgjithësi” theksoi Osmani në fillim të takimit, duke theksuar mirënjohje për vizitën dhe interesin e shprehur për bashkëpunim deri tek Ambasadori Dalie.

“Dy vendet kanë marrëdhënie tradicionale miqësore, që duhet të shfrytëzohet për avancimin bashkëpunimit kulturor, politik dhe para se gjithash asaj ekonomike për të cilin ekziston potencial i madh” – theksoi Osmani. Në këtë drejtim bashkëbiseduesit theksuan edhe nevojën e rinovimit të lidhjeve të vjetra të punës mes sektorit të biznesit të të dy vendeve, për nxitjen e të cilit me aktivitetet e tyre do të kyçen dy vendet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button