Thaçi: Vrasja e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës ishte goditje për lëvizjen çlirimtare

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në 37 vjetorin e vrasjes së vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës tha se Si veprimtarë të një ideali dhe përpjekjeve të pareshtura për liri, ata dhanë kontribut të shquar në rritjen e ndërgjegjes kombëtare, në organizimin politik dhe ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës në botën perëndimore, transmeton Telegrafi

Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se vrasja e tyre ishte një prej goditjeve më të rënda të lëvizjes sonë çlirimtare.

“Nga dora e shërbimeve sekrete serbe, para 37 vjetësh në Gjermani u vranë tre veprimtarë të shquar të lëvizjes kombëtare: Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla. Vrasja e tyre ishte një prej goditjeve më të rënda të lëvizjes sonë çlirimtare, e cila po i bashkërendonte veprimet brenda dhe jashtë Kosovës. Si veprimtarë të një ideali dhe përpjekjeve të pareshtura për liri, ata dhanë kontribut të shquar në rritjen e ndërgjegjes kombëtare, në organizimin politik dhe ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës në botën perëndimore”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button