I dënuari i arratisur i cili tentoi ta vrasë Ziadin Selën në Kuvend, kërkohet me fletarrest ndërkombëtar

Ministria e Punëve të Brendshme shpalli fletarrest ndërkombëtar për Nikolla Vojminovskin, i dënuar me 13 vite burg sepse ka tentuar ta vrasë liderin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, transmeton Portalb.mk.

Vojminovskit i është përcaktuar masë arrestim shtëpiak deri në hyrjen në fuqi të procedurës, por policia gjatë kontrollin ka konstatuar se nuk ndodhet në shtëpinë e tij.

Ndryshe, Nikolla Vojminovski dëshmoi edhe për rastin e madh për 27-prillin ku me dëshminë e tij theksoi se ka dëgjuar se si ministri i Punëve të Brendshme njëditor, Oliver Andonov me dikë ka biseduar se dalja e vetme nga situata ka qenë hapja e dyerve.

LEXO: Është arratisur i dënuari për sulmin ndaj Ziadin Selës, Vojminovski

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button