Tomson: Maqedonia është aleat i rëndësishëm i SHBA-së, pa koment ndaj propagandës së Putinit

Maqedonia është aleat i rëndësishëm i SHBA-së dhe kjo administratë vazhdon të mbështesë hyrjen e vendit në NATO dhe implementimin e Marrëveshjes së Prespës me Greqinë. Presim që edhe Athina ta përmbushë pjesën e saj të marrëveshjes, deklaroi për AIM Andrea Tompson, zëvendëssekretare e shtetit për kontroll të armëve dhe sigurinë ndërkombëtare, transmeton Portalb.mk.

Lidhur me pyetjen e AIM për qëndrimin e Qeverisë amerikane për qëndrimin e presidentit rus Vladimir Putin se Marrëveshja e Prespës është arritur nën presion nga jashtë dhe se Maqedonia me forcë dëshiron të futet në NATO, por edhe se politika e SHBA-së e destabilizon Ballkanin, ajo u përgjigj: “S’kam koment për qëndrimin e presidentit rus, sepse ajo është propaganda politike që nuk ndërlidhet me stabilitetin dhe sigurinë e Ballkanit. ”

Para se të bëhej Zëvendës sekretare e shtetit për kontroll të armëve dhe siguri ndërkombëtare, Tomson ka qenë këshilltare për siguri kombëtare të nënpresidentit Majk Pens.

-Në këtë funksion pata mundësi të vizitoj Ballkanin gjatë turneut të nënpresidentit Pens në këtë rajon dhe dua të theksoj se Maqedonia është aleat i rëndësishëm i SHBA-së. Kjo administratë vazhdon të mbështesë hyrjen e vendit në NATO me implementimin e Marrëveshjes së Prespës me Greqinë. Presim që Greqia të përmbushë pjesën e saj të marrëveshjes, deklaroi Tompson tha për AIM.

Sot ajo është në Bruksel, ku me aleatët e NATO-s diskuton për shkeljen e marrëveshjes për likuidim të raketave të me distancë veprimi të mesme nga Rusia

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button