PSE TË JEM MË NDRYSHE?

Thotë William Shakespeare: ‘Asgjë vetvetiu nuk është e mirë apo e keqe, por bëhet e tillë vetëm në mendimet tona’ – mbase ka të drejtë, rrënjësimi i mendimeve tona varet nga ajo se si ne do e përceptojmë atë mendim,për mirë apo keq.
Fatkeqësisht jetojmë ende në kohën se kush çka tha dhe se si dukemi në sy të të tjerëve,e në rast që vërejmë që diçka nuk na pëlqejnë të tjerët,menjëherë marrim masa si të ndryshojmë. Po po këtë e kemi bërë të gjithë. Por lind pyetja: Përse duhet të ndryshosh për tjerët? Pse të jesh ndryshe?
Para se të vendosësh të luftosh me atë se si t’i kënaq të tjerët,m’thuj ke arrit ta fitosh luftën kundër vetvetes?!
Gënjen ai njeri që përgjigjet me një ‘gjysmë po’ ; sepse e vërteta e fundit të kësaj lufte nuk ekziston, është e vazhdueshme deri në frymëmarrjen e fundit që do kemi në këtë jetë. Mirëpo kjo luftë ka edhe gjëra pozitive të saj, siç është mësimi i të qenurit të fortë,mos prishjen e moralit shpirtëror, të jetosh për atë që je, t’i vetëdijësosh punët me më shumë sinqeritet, pra me një fjalë të mëson se si të jesh vetvetja.
Në rrugëtimin tonë do të hasemi me sprova të shumta, por s’do ishe e denjë për ne të ndalojmë aty ku shigjeta na godet, duhet të rezistojmë. Epo ju tani do të thoni se si të rezistojmë ku gjithëçka që kishim në dorë e humbëm dhe unë kështu do iu kundërpërgjigjem me një shembull të thjeshtë: për të paraqitur një dokumentacion do duhet disa formularë t’i plotësosh e pastaj tek personi adekuat t’i dorëzosh,pastaj do të presësh dhe shohësh se a i ke plotësuar gjitha formularët në rregull që të t’i pranon, ndodh që menjëherë të kryen punë ndodh që të detyron edhe njëherë t’i plotësosh me preteksin se diçka keni harruar të shkruani apo gabim keni bërë ; dhe ju e dini ç’bëni ,DURIM, jo sepse i frikësoheni qortimit apo fjaloses me personin adekuat por sepse dëshironi të respektoni të drejtën tënde për ta nxjerr atë dokumentacion por edhe palës së kundërt t’ia dhurosh respektin ndaj detyrimit së punës që po mundohet ta bëj.
E njejta vlen edhe për tejkalimin e vështirësive, duhet t’a planifikosh kohën tënde sipas rëndësisë për kryerjen e punëve që ke për qëllim t’i bësh; ndodh që plani të dështon por asesi qëllimi.
Suksesi është destinacioni më i ndërlikuar dhe asesi nuk do ta arrish ta gëzosh, përderisa bën gjërat që tjerët i duan dhe jo ato që në të vërtetë ti i dëshiron.
Bëje realitet atë që ti don, bëhu vetvetja për askë mos ndrysho.

 Shkroi: Meral BARDHI

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button