Naumovski: Operatorët e autobusëve nuk janë të interesuar për subvencione për pajisjet e gazit në automjete

Në buxhetet e Qytetit të Shkupit për 2018 dhe 2019 janë paraparë para për subvencione për instalimin e aparateve me gaz në mënyrë që të zvogëlohen gazrat e dëmshme, të destinuara për operatorët e autobusëve privatë, por këto fonde mbetën të papërdorura vitin e kaluar për shkak se transportuesit nuk treguan interes për t’i përdorur ato, tha për “Meta” Nikola Naumovski nga zyra e kryetarit të bashkisë së Shkupit, njofton Meta.mk.

Sipas Naumovski, edhe këtë vit, të paktën për momentin, operatorët e autobusëve nuk janë të interesuar në përdorimin e subvencioneve, edhe pse në disa takime me ta nga qyteti i Shkupit u theksua se kjo jo vetëm do të kontribuojë në reduktimin e ndotjes në rrugët e Shkupit, por gjithashtu edhe në zvogëlimin e shpenzimeve të karburantit.

Sa për autobusët JSP, sipas Naumovskit, Qyteti e konsideron më të arsyeshëm investimin në autobusë të rinj, siç janë parajmëruar 40 autobusët e gazit, të cilët këtë vit duhet të bëhen pjesë e flotës së kompanisë së transportit të qytetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button