MPJ e Maqedonisë ia bëri me dije Greqisë se te ne është kryer puna

Ministria e Punëve të Jashtme lajmëroi se e kanë informuar Zyrën Ndërlidhëse të Greqisë në Republikën e Maqedonisë që janë përmbushur kërkesat e brendshme ligjore për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes përfundimtare si dhe ndryshimet në Kushtetutë, njofton Kanal5.

Ministria e Punëve të Jashtme, Shefit të Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Maqedoni, i dorëzoi  notë verbale që, në bazë të nenit 20, paragrafi 3 i marrëveshjes përfundimtare për të zgjidhur dallimet e përshkruara në rezolutat 817 (1993) dhe 845 ( 1993) të Këshillit të sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për anulimin e Marrëveshjes së Përkohshme të vitit 1995 dhe krijimin e partneritetit strategjik midis palëve (Marrëveshja përfundimtare) informoi palën greke se Maqedonia përmbushi kërkesat ligjore për hyrjen në fuqi të marrëveshjes përfundimtare dhe se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë më 11 janar 2019 miratoi vendimin për shpalljen e amandamenteve XXXIII, XXXIV, XXXV, XXXVI të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë dhe Vendimit për shpalljen e ligjit kushtetues për zbatimin e amendamenteve nga XXXIII në XXXVI të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.

LEXO: Ditë historike! Kuvendi i Maqedonisë dha dritë jeshile për ndryshimin e emrit të shtetit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button