fbpx

Tiranë: Studentët një pjesë vazhdojnë bojkotin, një pjesë rinisin leksionet

Jeta universitare në Shqipëri është ende e paralizuar, ndonëse një pjesë e fakulteteve po rinisin leksionet, njofton Zëri i Amerikës.

Grupe studentësh të universiteteve publike në Tiranë dhe qytete të tjera po vazhdojnë bojkotin e studimeve prej afro 6 javësh, duke vazhduar protestën qysh nga ditët e para të dhjetorit me 8 kërkesa ekonomike dhe akademike.

Krahas ndërprerjes së studimeve dhe tubimeve të ndryshme, studentët po vazhdojnë protestën me ngujime ditën dhe natën në mjediset e brendshme universitare.

Autoritetet po kërkojnë që studentët protestues të mos pengojnë studentët e tjerë të shkojnë nëpër auditore.

Zyrtarët pohojnë se pranë sekretarive studentët mund të gjejnë shpjegime për vendimet e fundit të qeverisë.

Ministrja e arsimit Besa Shahini kërkoi studentëve protestues të mos pengojnë sekretaritë e fakulteteve dhe ata studentë që duan të ndjekin leksionet dhe të plotësojnë dokumentat për bursa dhe tarifat e reja.

Por studentët protestues thanë se vendimet e dhjetorit të qeverisë nuk plotësojnë 8 kërkesat e tyre, ku spikatin rritja e buxhetit për arsimin, përgjysmimi i tarifave, karta studentore dhe anti-korrupsioni në arsim. Sipas tyre, thelbi i kërkesave është shfuqizimi i ligjit për arsimin e lartë si shkaktar i krizës, pikërisht atë që qeveria e vlerëson si një nga sukseset e saj më të mëdha.

Pamjet tregojnë protestën dhe bojkotin tek fakulteti filologjik dhe ai ekonomik, por gjendja është e ngjashme edhe te fakulteti i drejtësisë, i mjekësisë. Protesta dhe bojkoti po zhvillohen ngjashëm edhe në universitetet e Shkodrës, Durrësit dhe Elbasanit.

Qysh kur tubimet masive ua lanë vendin protestave nëpër fakultete ende nuk ekziston një pasqyrë e qartë se ku po zhvillohen leksione e ku jo, por ka vetëm njoftime të pjesshme.

Megjithatë një pjesë e studentëve po shkojnë në leksione dhe po kërkojnë normalizimin e jetës akademike, duke pritur zgjidhjen e problemeve hap pas hapi.

LEXO: Shqipëri: Zgjerohet protesta, ngujimit i bashkohen studentët e Mjekësisë
LEXO: Rama njofton studentët: Nga nesër, në sekretariate sqaroheni për tarifat e bursat
LEXO: Protesta e studentëve në Shqipëri, gozhdojnë dyert e Universiteteve (FOTO- VIDEO)
LEXO: Mbyllet në Tiranë protesta e studentëve, paralajmëruan kthimin nesër
LEXO: Studentët e Shqipërisë duan përmbushje kërkesash, jo negociim të tyre (VIDEO)
LEXO: Studentët e Shqipërisë nuk ndalen, edhe sot në protestë
LEXO:  Studentët bojkotojnë mësimin, i kanë zaptuar sallat e fakulteteve për t’i kthyer në ambiente diskutimesh

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button