Shqipëri: Drejtori i Autoritetit Rrugor në prokurori për DH Albania

Në Shqipëri, drejtori i Autoritetit Rrugor Afrim Qendro u paraqit të mërkurën në Prokurori për të dhënë shpjegime lidhur me garën për ndërtimin e një pjese të Unazës së Re, të fituar nga kompania DH Albania, përmes dokumenteve të falsifikuara, njofton Zëri i Amerikës.

Zoti Qendro konfirmoi, pas daljes nga Prokuroria, pozicionin publik të mbajtur nga institucioni që ai drejton, se nuk ka patur asnjë shkelje në procedurat e ndjekura.

Autoritetet shqiptare kanë përsëritur se ato nuk kishin verifikuar dokumentet e DH Albanias, pasi nuk kishin patur dyshime paraprake, ndonëse bëhej fjalë për një kompani të regjistruar pak muaj më parë e që përfaqësohej vetëm nga një figurë e panjohur, 26 vjeçari Avdjol Dobi. Pikërisht kësaj kompanie iu besuan punime me një vlerë prej 18 milion eurosh.

Përveç zotit Qendro, në Prokurori është pyetur edhe Klodian Gradeci, drejtuesi i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, institucion pranë të cilit DH Albania kishte fituar një tjetër garë prej 12 milion eurosh për një linjë energjitike.

Të dyja garat u anuluan menjëherë, pasi u bë publik mashtrimi me dokumentet e kompanisë amerikane Dunwell Haberman, degë e së cilës ishte DH Abania, por pas së cilës ka dyshime të forta se fshihet biznesmeni i njohur shqiptar Bashkim Ulaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button