Ambasada e SHBA-ve përshëndet MKO, ende ka sfida

Me rastin e përvjetorit të Marrëveshjes Kornizë, sot Ambasada e SHBA-ve në Maqedoni dërgoi një deklaratë, ku përveç tjerash thuhet: “Para njëmbëdhjetë vite Maqedonia u ballafaqua me rrezikun e një lufte të përgjakur qytetare. Duke iu falënderuar guximit dhe vizionit të liderëve politik të këtij vendi, dhe negociatave të kujdesshme të diplomatëve amerikan dhe evropian, në datën e sotme në vitin 2001 u nënshkrua Marrëveshja  kornizë e Ohrit dhe u shmang lufta.  Ajo marrëveshje historike mundësoi progresin e këtij vendi drejt një shoqërie stabile multietnike, multikulturore dhe multikonfesionale, dhe drejt qëllimit për integrim të plotë në komunitetin euro-atlantik.”
 
“Njëmbëdhjetë vite më vonë, Maqedonia ballafaqohet me shumë sfida dhe përsëri, vizioni e guximi i liderëve politik janë të rëndësishëm për t’i tejkaluar ato sfida.  Përshëndesim ata qytetarë dhe liderë të cilët i kanë lënë anash dallimet në kërkim të një demokracie të hapur, të sigurtë dhe dinamike e cila premton paqë dhe prosperitet për të gjithë qytetarët, pa marrë parasysh përkatësinë etnike, gjininë, fenë apo bindjet politike”, thuhet më tutje në deklaratë.
 
“Në këtë kërkim Shtetet e Bashkuara gjithmonë do të jenë pranë Maqedonisë. Ne krenohemi me partneritetin që kemi me këtë shtet që nga pavarësia e tij, dhe presim të shohim atë në vendin e merituar si anëtar i plotë dhe i mirëpritur i komunitetit euro-atlantik, dhe të bëhet më i fuqishëm si një vend i shumëllojshëm, i sigurt dhe përparimtar”, u tha në deklaratën e SHBA-ve me rastin e 11 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button