Qeveria dhe opozita u dakorduan, Komisioni për Anti-korrupsion do të ketë qasje në llogaritë bankare të zyrtarëve

Çështjes së qasjes së drejtpërdrejtë në llogaritë bankare të personave që kanë funksione zyrtare ju dha fund. Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit do të ketë të drejtën për qasje të drejtpërdrejtë në llogaritë bankare të zyrtarëve, por gjithashtu në mbi 60 baza të tjera të të dhënave, tha Snezhana Kaleska -Vançeva, nga LSDM dhe koalicioni.

Ajo tha se nga 40 amendamentet e paraqitura nga grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së, u pranuan 20, të cilat, siç u tha, janë në funksion të forcimit të tekstit të Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit.

Kaleska -Vançeva tha se nuk është pranuar të lejohet krijimi i një sistemi paralel, që është një organ i propozuar nga grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së, përmes kërkesës për formimin e një këshilli kombëtar.

Ajo siguroi që Maqedonia do të ketë një institucion të fortë dhe të pavarur për të luftuar korrupsionin sipas standardeve evropiane.

“Grupi parlamentar i LSDM-së dhe koalicionit mbajtën qëndrim në përputhje me mbrojtjen e standardeve evropiane për krijimin e mekanizmave efektivë për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit. Maqedonia krijon një institucion që kurrë nuk do të lejojë përsëritjen e krimeve të qeverisë së mëparshme “, tha Kaleska -Vançeva.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button