Pas refuzimit të marrëveshjes, afrohet pasiguria e Brexit-it

Një lojë politike shahu vazhdon në Londër pasi ligjvënësit do të votojnë mbi një mocion mosbesimi ndaj qeverisë të paraqitur nga kreu i Partisë Laburiste, Jeremy Corbon, pasi marrëveshja e Brexit-it e kryeministres Theresa May u hodh poshtë nga parlamenti britanik, raporton Anadolu Agency (AA).

Dhoma e lartë në parlamentin britanik do të debatojë për besimin e qeverisë së Brexit-it të drejtuar nga May dhe mocioni do të votohet në mbrëmje.

Në votimin domethënës të mbajtur mbrëmë në Westminster, ligjvënësit britanikë hodhën poshtë marrëveshjen e kryeministres May për tërheqjen nga Bashkimi Evropian (BE), pasi 432 prej tyre, përfshirë 118 nga Partia Konservatore, votuan kundër.

“Është e qartë se Dhoma nuk e mbështet këtë marrëveshje. Por vota e mbrëmjes së sotme nuk na tregon asgjë për atë se çka mbështet. Asgjë për mënyrën se si ose edhe nëse synon të nderojë vendimin që populli britanik mori në referendum që Parlamenti vendosi ta mbajë”, deklaroi May pas votimit.

May tha se nëse kreu i Partisë Laburiste paraqet një mocion mosbesimi, ai do të debatohet të mërkurën.

Duke folur pas kryeministres May, Corbyn tha se ai paraqiti një mocion mosbesimi ndaj qeverisë, sepse disfata ishte më e madhja kundër një qeverie që shërbeu që nga vitet 1920. Ai tha se “qeveria ka humbur besimin e kësaj shtëpie dhe të këtij vendi”.

“Qeveria duhet të pranojë se Mbretëria e Bashkuar do të qëndrojë në unionin doganor për mirë, që një Brexit pa marrëveshje nuk është një opsion dhe se të drejtat e shtetasve të BE-së do të pranohen”, tha Corbyn.

May mori udhëheqjen e Partisë Konservatore pas dorëheqjes së ish-kryeministrit David Cameron, arkitektit të Brexit-it, menjëherë pas referendumit të 23 qershorit 2016 me të cilin votuesit e Mbretërisë së Bashkuar votuan të largohen nga BE-ja.

Ajo humbi shumicën e partisë në Dhomën e lartë të parlamentit britanik pas zgjedhjeve të menjëhershme të qershorit 2017, por mbijetoi si kryeministre në qeverinë e pakicës së mbështetur nga Partia Demokratike e Unionit e Irlandës së Veriut (DUP) në një marrëveshje të ashtuquajtur të besimit.

E ardhmja e qeverisë tani qëndron me votën e mosbesimit, por shumica e deputetëve Tories pritet të votojnë për qeverinë. DUP tashmë ka njoftuar se do të votojë në favor të qeverisë së kryeministres May.

Nëse qeveria humbet votën e mosbesimit, Partia Konservatore do të ketë 14 ditë për të rifituar besimin nga parlamenti, qoftë me kryeministren May ose me një lider të ri partiak.

Opozita më e madhe, Partia Laburiste, po ashtu do të ketë 14 ditë për të formuar një qeveri dhe për të marrë besim nga Dhoma më e lartë e parlamentit britanik.

Nëse të dyja palët nuk arrijnë të mbledhin deputetë të mjaftueshëm për të votuar për besimin në to, automatikisht do të nxiten zgjedhjet e përgjithshme dhe do të fillojë një fushatë zgjedhore pesë javore.

Por, nëse qeveria humb besimin me votat e dy të tretave të parlamentit, Partia Laburiste do të ketë një mundësi për të formuar një qeveri dhe për të kërkuar besim.

Si vijon votimi i mosbesimit?

Nëse qeveria e kryeministres May sonte fiton votimin, ajo pritet të kthehet në parlament të hënën për të shpjeguar “planin e saj B”.

May ka këmbëngulur se marrëveshja e refuzuar ishte për interesat e vendit dhe se alternativa ishte largimi nga BE pa një marrëveshje. Megjithatë, ajo pritet të kthehet në Bruksel për të rinegociuar klauzolën e marrëveshjes së kthimit, një opsion që BE-ja tashmë ka thënë se nuk do ta diskutojë.

Nëse May kthehet në Londër me një marrëveshje të re të negociuar, varësisht nga votimi i ri mbi marrëveshjen e re, Britania mund të shmangë daljen e shpejtë pa marrëveshje. Megjithatë, nuk duket se mund të ndodhë ajo, pasi do të ishte një detyrë e madhe për të kënaqur të gjithë dhe ndoshta nuk do të ishte e mundur të bëhet pa zgjerimin e nenit 50

Pa marrëveshje Brexit

Largimi i Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja pa asnjë marrëveshje mund të ketë efekte katastrofike në ekonominë, tregtinë dhe jetën shoqërore britanike, sepse më 30 mars ajo do të bëhet një “vend i tretë” në BE.

Përderisa mundësia tani është rritur, zyrtarët e BE-së thanë se do të vazhdojnë përgatitjet për skenarin “dalje të çrregullt” të Mbretërisë së Bashkuar.

“Ne do të vazhdojmë përgatitjet tona për të gjitha rezultatet, duke përfshirë skenarin pa marrëveshje. Rreziku i një dalje të çrregullt është rritur me këtë votim dhe në ndërkohë që nuk duam që kjo të ndodhë, ne do të jemi të përgatitur për këtë”, tha Preben Aamann për AA, zëdhënës i presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Kufiri irlandez dhe opsioni “backstop”

Kur Mbretëria e Bashkuar do të largohet nga blloku më 29 mars të vitit 2019, kufiri midis Irlandës së Veriut (territor i Mbretërisë së Bashkuar) dhe Republikës së Irlandës do të mbetet si kufiri i vetëm tokësor ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së.

Aktualisht kufiri nuk vihet re dhe njerëzit, mallrat dhe shërbimet udhëtojnë lirisht përmes tij. Por, kur Mbretëria e Bashkuar të largohet nga BE-ja, kufiri teknikisht do të ketë nevojë për një lloj kontrolli.

Për shkak të natyrës së ndjeshme të rajonit dhe për shkak se kalimi i lirë është një nga nenet kryesore të Marrëveshjes Belfast të vitit 1998, Britania e Madhe, BE-ja, Irlanda e Veriut dhe Republika e Irlandës të gjitha kundërshtojnë idenë e kthimit në një kufi të fortë ku do të duhet pika kontrolli dhe ndërtesa doganore për t’u instaluar.

Çështja e kufirit ka qenë një nga bisedimet më të ashpra të Brexit-it, pasi një zgjidhje që do të ishte e pranueshme për të gjitha palët nuk mund të arrihej.

Mosmarrëveshja kryesore lidhur me çështjen e kufirit ka qenë mbi një opsion “backstop” (zgjidhje pa kufij) të sugjeruar nga BE-ja, respektivisht mbajtja e Irlandës së Veriut në tregun e BE-së dhe unionin doganor pas Brexit-it derisa të gjendet një zgjidhje, sepse do të krijonte një lloj kufiri brenda Britanisë së Madhe në detin irlandez.

May vazhdimisht ka thënë se ata nuk do të dorëzohen në një zgjidhje që do të ndante Mbretërinë e Bashkuar.

DUP, e cila është partia më e madhe politike e Irlandës së Veriut, ka thënë se nuk do të pajtohet për ndonjë marrëveshje përfundimtare që do të ndante Irlandën e Veriut nga pjesa tjetër e Mbretërisë së Bashkuar.

Prandaj, May ka negociuar një opsion “backstop” për të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe marrëveshja e refuzuar përfshinte këtë lloj të ri të opsionit “backstop”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button