Temperaturat e tokës po rriten në rajonet e akullta

Temperaturat e tokës në rajonet e akullta nëpër botë janë rritur me një mesatare prej 0.3 gradë Celsius përgjatë nje dekade, thonë shkencëtarët, transmeton REL. 

Një studim i botuar në revistën online “Nature Communications” më 16 janar zbuloi se efekti i rritjes së temperaturave ishte më i theksuar në verilindje dhe veriperendim të Siberisë, ku temperatura e tokës së ngrirë u rrit më 0.9 shkallë Celsius midis viteve 2007-2016.

Për studimin, hulumtuesit grumbulluan të dhëna nga 123 vrima në Arktik, Antarktik dhe vargmalet e larta të Evropës dhe Azisë Qendrore.

“Ngrohja nuk është thjeshtë në një shkallë lokale ose rajonale, por në të gjithë botën dhe pothuajse në të njëjtin ritëm” tha profesor Guido Grosse, nga Instituti Alfred Wegener në Potsdam.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button